Rektori i UV Prof. Dr. Roland Zisi përzgjidhet si ekspert vlerësues nga World’s Universities with Real Impact – (WURI)

njoftime

Rektori i UV Prof. Dr. Roland Zisi përzgjidhet si ekspert vlerësues nga World’s Universities with Real Impact – (WURI)

Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi është përzgjedhur nga WURI (World’s Universities with Real Impact) si ekspert vlerësues për vlerësimin e Universiteteve botërore.

WURI është pjesë e Lidhjes Hanseatike e Universiteteve (The Hanseatic League of Universities – HLU). Kjo është një aleancë universitare e formuar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Hanze (Hanze University of Applied Sciences – the Netherlands), në Hollandë dhe pjesë e saj janë Universitete në katër kontinente, Europë, Amerikë, Azi dhe Afrikë.

Prof. Dr. Roland Zisi, Rektor i Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” u përzgjodh për të vlerësuar aplikimet e bëra, për rankimin e universiteteve për vitin 2021. Fushat në të cilat do të bëhet vlerësimi i Univeristeteve janë: 1) zbatimi industrial, 2) fryma sipërmarrëse, 3) vlerat etike, 4) lëvizshmëria e studentëve dhe hapja dhe 5) menaxhimi i krizave.

Secila nga këto pesë kategori do të vlerësohet bazuar në kriteret e Inovacionit, Zbatueshmërisë dhe Ndikimit/Impaktit. Vlërësimet e WURI përqëndrohen më së shumti dhe janë të fokusuara në zbatimin praktik të shkencës dhe teknologjisë si një kriter bazë për renditjen e universiteteve botërore, sesa në prodhimin e thjeshtë të punimeve kërkimore shkencore si dhe në numërin e citimeve që përdoren në lista të tjera të rankimit global.

Përzgjedhja e Rektorit të UV, Prof. Roland Zisi si ekspert vlerësues i WURI, përveç se është një arritje personale e tij, më tepër se kaq, është një sukses i ri i Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” në fushën e ndërkombëtarizimit si institucion i arsimit të lartë shqiptar, përmes pranisë, afirmimit dhe kontributeve të tij në rrjetin internacional të universiteteve.

Për më shumë ndiqni linkun: https://www.wuri.world/