[:sq]Programi “Flexible Startup Support” mbërrin ne Vlorë.[:]

njoftime Projekte

[:sq]

Programi “Flexible Startup Support” mbërrin ne Vlorë. Inkubatori I biznesit “Oficina” do të fillojë së shpejti programin kombëtar ne mbështetje të startupe-ve dhe projekteve innovative në qarkun e Vlorës. Ditën e enjte dhe ora 17:30 organizohet nje takim on-line rreth 20 minuta për informim. Studentët të cilët dëshirojn të marrin pjesë mund të regjistrohen tek linku i mëposhtëm.

Join Zoom Meeting

https://us02web.zoom.us/j/86125975193?pwd=c3N4M0x0Y2JmMjBydUdKOUNiMlNwZz09

 Meeting ID: 861 2597 5193

Passcode: 893622

 

Programi “Flexible Startup Support” mbërrin ne Vlorë. Inkubatori I biznesit “Oficina” do të fillojë së shpejti programin kombëtar në mbështetje të startupe-ve dhe projekteve innovative në qarkun e Vlorës.

Më datë 30 Prill 2021, programi kombëtar për zvillimin e startup-ve teknologjike do te fillojë në qarkun e Vlorës. Programi implementohet prej inkubatorit të biznesit “Oficina” me mbështetje të projektit “BE për Inovacionin”. të finacuar nga Delegacioni Europian në Shqipëri dhe GIZ.

Programi synon të suportojë deri në 20 Start-upe për një periudhe 12 javore duke ofruar ekspertizë të lartë në fusha si Zhvillimi I Teknologjisë, E-commerce, Marketingu Dixhital, Strategjitë e Financimit, Manaxhimi I Pronësise Intelektuale etj. Gjatë programit ekipet do të zhvillojnë dhe vërtetojnë modelin e tyre të biznesit, adresojnë nevojat e tregut përmes analizave të thelluara, të ndërtojnë një prototip dhe marrin mbështetje të specializuar në identifikimin e mundësive të komercializimit nga ekspertë të kualifikuar lokalë dhe të huaj. Programi gjithashtu do të ofrojë mbështetje për të suportuar nevojat e financimit të këtyre projekteve.

Ndërhyrja në ndihmë të sipërmarrësve të kësaj zone, ka synim të angazhojë dhe stimulojë zhvillime dixhitale në sektorë me rëndësi ekonomike si Turizmi, Energjia Alternative, Bujqësia dhe Akua kultura. Në përfundim të programit, Vlora pritet të bëhet pjesë e komunitetit ndërkombëtar “Startup Grind” të mbështetur nga Google dhe të implementuar nga Oficina.

Thirrja është e hapur dhe inkurajohen të aplikojnë të gjithë sipërmarrësit nga qarku I Vlorës, Fierit dhe profesionistëve nga diaspora Shqiptare.

Për më shumë informacion, vizitoni faqet në internet dhe rrjetet sociale të Oficines.

www.oficina.al/flexible-support; www.euforinnovation.al;

www.facebook.com/al.oficina; www.instagram.com/oficina_innovation_hub/

[:]