Shkolla Verore Ndërkombëtare e 16-të “Planet Kombëtare të Energjisë dhe Klimës 2021- 2030” në Bosnjë dhe Hercegovinë

njoftime Thirrje

Shkolla Verore Ndërkombëtare e 16-të “Planet Kombëtare të Energjisë dhe Klimës 2021- 2030” në Bosnjë dhe Hercegovinë

Hapen aplikimet për Shkollën Verore Ndërkombëtare të 16-të “Planet Kombëtare të Energjisë dhe Klimës 2021-2030” e cila do të mbahet në fshatin Čardaci në Bosnjë dhe Hercegovinë më 19-28 gusht 2020.

Shkolla Verore e cila do të organizohet në anglisht ka për qëllim kryesor trajnimin e profesionistëve të rinj në qasjet ndërdisiplinare të energjisë dhe ndryshimit të klimës në punën dhe kërkimin e tyre shkencor, nga kërkimi themelor te shkenca e aplikuar.

Aplikimi është i hapur, ndër të tjera, për studentët e vitit të fundit Bachelor, Master dhe Doktoraturë në fushën përkatëse nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Hungaria, Italia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia.

 

Pjesëmarrja në shkollën verore është falas. Shpenzimet e akomodimit, leksionet, materialet mësimor dhe vizita studimore do të mbulohen nga organizatorët. Pjesëmarrësit do të mbulojnë vetëm koston e transportit të tyre për / nga vendi i eventit.

Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/PZ6yvT1jaHFV9LLs5  si dhe të bashkëlidhin CV-në dhe dokumentet e tyre mbështetëse (Letër motivimi, certifikatat etj).

Afati i fundit për aplikime është 30 qershor 2021.

Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni në adresën email në: info@reic.org.ba