SC Meeting te projektit TANGRAM te mbajtur me 24 Mars 2021

njoftime Projekte

U mbajt më 24 Mars 2021 SC Meeting i projektit Transnational pArks aNd Gardens Resources in Adriatic and ionian tourist Marketplace” (TANGRAM).

Objektivi i përgjithshëm i projektit është krijimi dhe promovimi i emrit të markës ADRION në turizëm për të promovuar një vlerë të qëndrueshme dhe për të integruar në ofertën turistike Parqet si burime të fshehura të një sistemi qeverisje inovative i bazuar në bashkëpunimin midis sektorit publikut dhe atij privat. Vleresimi i qëndrueshëm i trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe promovimi efektiv janë ngulitur në logjikën e projektit TANGRAM. Partnerë nga Italia, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Shqipëria janë pjesë e këtij projekti.

Referuar komunikimit të Menaxherit të Projektit TANGRAM, Prof.Ascoc Xhiliola Agaraj (Shehu), Universiteti i Vlorës është partneri përgjegjës për Paketën e Punës WPT1 “Benchmarking and TANGRAM Transnational Cooperation Netëork”. Në këtë takim, Universiteti i Vlorës prezantoi aktivitetet e realizuara për këtë  paketë pune e cila filloi implementimin pas Kick off Meeting  të mbajtur në 19 Mars, 2020.

TANGRAM kërkon përfshirjen e vendimmarrësve dhe politikëbërësve në nivel lokal, rajonal dhe/ose kombëtar, në mënyrë që të formulojnë dhe të implementojne një strategji të përbashkët turizmi, duke mbështetur parqet si destinacione turistike, përmes bashkëpunimit me aktorët privatë në tërësinë e zonës së programit, prezantimit dhe implementimit të ndërhyrjeve pilot si veprime demonstruese, për të sjellë ndryshime në shfrytëzimin e parqeve.