njoftime Thirrje

[:sq]Rikujtese: janë hapur aplikimet për të dërguar artikujt shkencore për numrin 4, Vellimi 1 – 2021 i Buletinit Shkencor se Universitetit “Ismail Qemali” Vlore.[:]

[:sq]

NJOFTIM

Ju njoftojme se janë hapur aplikimet për të dërguar artikujt shkencore për numrin 4, Vellimi 1 – 2021 i Buletinit Shkencor se Universitetit “Ismail Qemali” Vlore.

 Artikujt duhet të dërgohen në adresen email  publikime@univlora.edu.al

 Afati i fundit për aplikim është data 17.03.2021

Artikujt do të vlerësohen nga Bordi Shkencor i UV-es. 

 ——————————————————————————————–

 Artikulli duhet të jetë i formatuar në leter A4, two columns, duke lëne 1” bosh nga të gjitha anet (Microsoft Word – Margins „normal‟).  Hapesira midis paragrafeve duhet të jetë 0 pt, single line.

 Artikulli (maksimumi 10 faqje) duhet të permbaje këto nënndarje:

  • Titullin                        Cambria, font Size: 20, Bold
  • Autorin                       Cambria, font size: 12, Bold
  • E-mailin                      Cambria, font size: 10
  • 2 Abstraktet              Cambria, font size: 10        (jo me shume se 200 fjale ose 20 rreshta, në shqip dhe në gjuhen angleze të sakte)
  • Fjalekycet                                                Cambria, font size: 10
  • Hyrjen                                                       Cambria, font size: 10
  • Materiali dhe metodat                           Cambria, font size: 10
  • Rezultatet                                                Cambria, font size: 10
  • Diskutime dhe/ose Perfundime           Cambria, font size: 10
  • Literatura                                                 Cambria, font size: 10,Italic

Buletini Shkencor publikon llojet e mëposhtme të kontributit:

  1. Artikuj origjinal kërkimore dhe shqyrtime kritike dhe analitike në cdo fushe kërkimore të shkences sociale lidhur më shëndetin dhe kujdesin shëndetësor. Këto publikime mund të permbajne deri në 8000 fjalë duke përfshirë edhe abstraktin, tabelat, figurat, referencat dhe shtojcat (të shtypura), si dhe tekstin kryesor;  
  2. Shqyrtime sistematike dhe rishikime të letërsisë deri në 10000 fjalë duke përfshirë edhe abstraktet, tabelat, figurat, referencat dhe shtojcat (të shtypura), si dhe tekstin kryesor;
  3. Komunikimeve të shkurtra të gjetjeve mbi çështjet aktuale ose artikuj të botuar nga 2000 deri në 4000 fjalë;
  4. Komente dhe përgjigje të parashtruara ose të ftuara që debatojnë, publikohen sëbashku me artikuj të përzgjedhur;
  5. Çështje të veçanta që bashkojnë koleksionet e letrave nën jëte më të caktuar dhe zakonisht redaktohen nga mysafirët. 

Sigurohuni që pikat e mëposhtme te jenë të pranishme:  

  • Adresa E-mail
  • Adresa e plotë postare
  • Përfshini fjalë kyçe
  • Të gjitha figurat (përfshij titrat përkatës)
  • Të gjitha tabelat (duke përfshirë titujt, përshkrimin, shënimet në fund të faqes).

Informacion i detajuar aplikim per Buletinin Shkencor UV[:]