UV mirëpret studentët Erasmus+ nga Universiteti i Ataturku-t, Turqi.

njoftime

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlore, mirëpriti sot dy studentë nga Universiteti i Ataturku-t në Turqi, Burak Sendur dhe Kaan Kirmizi të cilës vijnë nëpërmjet programit të shkëmbimit studentor Erasmus+ për të vijuar studimet e tyre për një periudhë 5 mujore në Departamentin e Gjuhëve të Huaja pranë UV-së.

I urojmë studentëve suksese dhe qëndrim të mbarë në UV dhe në qytetin e Vlorës!