njoftime Projekte

[:sq]HAPJA E PROJEKTIT ERASMUS + (CBHE) – “SUCCESS”[:]

[:sq]Takimi i parë bashkërendues i projektit ‘Sustainable University-Enterprise Cooperation for Improving Graduate Employability – SUCCESS’, u mbajt ditën e enjte, 17 Dhjetor 2020.

Në kuadër të programit Erasmus+ (CBHE), projekti ’SUCCESS’ synon të lidhë universitetet me industrinë duke përmirësuar sistemin arsimor në drejtim të sipërmarrjes, përmes krijimit të mundësive të reja të punës si dhe shkëmbimit më të mirë të njohurive praktike nga industria në institucionet arsimore. Kjo do mund të ulë përfundimisht shkallën e papunësisë së të rinjve si dhe të ndalojë tendencën e largimit të fuqisë punëtore aktive nga vendi ynë.

Projekti përfshin 16 Universitete partnere, Dhoma të Tregtisë, kompani dhe agjenci zhvillimi nga vendet e rajonit dhe ato europiane.

Universiteti Ndërkombëtar Burch është koordinatori kryesor i projektit dhe përfshihen gjithashtu Universiteti Džemal Bijedić, Universiteti i Tuzlës, Universiteti i Sarajevës Lindore si edhe universitete nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, si edhe partnerë evropianë që do të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre: UAS Kempten nga Gjermania, Universiteti i Lublin nga Polonia dhe Shoqata OBREAL / GLOBAL nga Spanja.

Prof.Assoc. Elenica Pjero, në rolin e kordinatores së këtij projekti për Universitetin ‘Ismail Qemali”, si përfaqësuese e Fakultetit të Ekonomisë, theksoi se përmes këtij projekti synohet të krijohen Forume të Partnerëve të Biznesit në të gjitha universitetet, të cilët do të veprojnë si një trup këshillues për përshtatjen e proceseve arsimore me nevojat e tregut të punës.

Sipas sondazheve dhe parashikimeve të fundit globale, 8 në 10 të rinj që jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme do të duhet të jenë sipërmarrës. Krijimi i një shoqërie sipërmarrëse dhe ndryshimi i sistemit arsimor në një mënyrë që reflekton nevojat reale të tregut janë një parakusht për një të ardhme më të mirë për të rinjtë në vendet e rajonit.

 

[:]