Agjencia Kombëtare e Rinisë ka shpallur thirrjen për krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor

njoftime Thirrje

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë informon se Agjencia Kombëtare e Rinisë ka shpallur thirrjen për krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor, i cili do të jetë organ këshillimor që funksionon pranë Ministrit përgjegjës për Rininë. Ftohen të gjitha organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë si dhe këshillat studentorë, të paraqesin kandidaturat potenciale për të qenë anëtarë të KKR-së.

*Aplikimet janë të hapura deri më 28 Shkurt 2021 në adresën e email: info@rinia.gov.al me subjektin “Aplikim për anëtar të KKR”.

Rikujtojmë se çdo aplikim që nuk përmbush kriteret që ndodhen në linkun e mëposhtëm http://rinia.gov.al/thirrja-per-krijimin-e-keshillit-kombetar-rinor/ nuk do të kualifikohet për fazën e mëtejshme.