Sukses i Universiteti të Vlorës në projekt aplikimet për programin Erasmus+!


Për herë të parë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë nëpërmjet Departamentit të Gjuhëve të Huaja të Fakultetit të Shkencave Humane është përzgjedhur fitues në aplikimin e programit Erasmus+ Jean Monnet “Foreign Language Teaching in and for European Contexts”.

Gjithashtu, listës së gjatë të projekteve në implementim ku UV është partner do t’i shtohen dhe 4 (projekte) të reja të dala fituese në thirrjen e vitit 2020 për programin Erasums + CBHE si vijon:
1- “Economic enhancement of knoëledge in the food sector strengthening the technological transfer offices in albanian universities” me lider Universita degli studi di Bari Aldo Moro, Italy
2- “MSc course in STEAM education – STEAMedu” me lider University of Mostar,
Bosnia and Herzegovina.
3- Development of Regional Joint Master Program in Maritime Environmental Protection and Management me lider Javna Ustanova Univerzitet Crne Gore Podgorica, Montenegro.
4- Sustainable University – Enterprise Cooperation for Improving Graduate Employability me lider International Burch University, Bosnia and Herzegovina.

Për më shumë informacion mbi listën e projekteve fituese ERASMUS + CBHE të thirrjes 2020, vizitoni linkun: https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/selection-results/capacity-building-in-field-higher-education-2020_en
Suksese stafit që ka punuar në aplikimin e këtyre projekteve fituese ku implementimi i tyre do të kontribuojë edhe më shumë në fuqizimin e bashkëpunimeve dhe rritjen e kapaciteteve të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorës.