njoftime

[:sq]Filluan Aplikimet dhe pranimet në ciklin e dytë të studimeve “Master Professional” dhe “Master i Shkencave”/ “Master i Arteve”, Viti Akademik 2020 – 2021[:]

[:sq]

GARANTO SUKSESIN TËND! 

Apliko tani!

Filluan Aplikimet dhe pranimet në ciklin e dytë të studimeve “Master Professional” dhe “Master i Shkencave”/ “Master i Arteve”, Viti Akademik 2020 – 2021

Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, të bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, në IAL-të publike   përkatësisht deri në datën 11 tetor.

Të interesuarit duhet të paraqiten personalisht, ose nëpermjet personit të autorizuar prej tyre, për të dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me orjginialin, ose, në mungësë të saj, të një dokumenti tjetër ztar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.
  2. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njëhsuar me origjinalin(noterizuar),e konfirmuar nga (DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar Shkollen e Mesme para vendimit nr.876, dt.03.11.2010  paraqesin  Deftesën e Pjekurisë (origjinal ose e noterizuar dhe e konfirmuar nga DAR/ZA).Nëse nuk ka ka dëftesë pjekurie paraqet dublikatë të lëshuar nga Drejtoria e Shkolles së Mesme e konfirmuar nga DAR/ZA, ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
  3. Formular aplikimi (sipas formatit të Shtojcës nr. 6, udhëzim nr. 17, datë 30.07.2019 I Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë)
  4. Fotokopje dokumenti identifikimi (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë)
  5. Dy fotografi

 

Kriteret e pranimit i gjeni në lidhjen e mëposhtme:

Kriteret e pranimit 2020 – 2021 UV

 

  

 

FAKULTETI I EKONOMISË

 

Departamenti i Biznesit

Master Profesional:

– Administrim Publik

– Sipërmarrje në Turizëm,

– Marketing

Master Shkencor:

– Administrim Biznesi

Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit

Master Profesional:

– Financë

– Kontabilitet

Master Shkencor

– Financë

– Pasuri të Paluajtshme

Departamenti i Ekonomiksit

Master Profesional:

– Ekonomiks në Sipërmarrje

Master Shkencor:

– Ekonomiks

 

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

 

Departamenti i Infermierisë

Master Profesional:

– Infermieri Patologjike

– Infermieri Kirurgjikale

Master i Shkencave:

– në Shkenca Infermierore

 Departamenti i Kujdesit Shëndetësor

Master Profesional:

– Infermieri Pediatrike

 

 

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE

 

Departamenti i Drejtësisë

Master Profesional:

– E Drejtë Penale

– Shkenca Administrative

Master Shkencor:

– Marrëdhënie Ndërkombëtare

Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Master Shkencor:

– Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

 

Departamenti i Edukimit

Master Profesional:

– Cikli Fillor me Profil Minor në Ciklin Parashkollor

Master Shkencor:

– Edukim

-Pedagogji e Specializuar Sociale

Departamenti i Gjuhëve të Huaja

Master Profesional:

– Mësuesi në Gjuhën Italiane

– Mësuesi në Gjuhën Angleze

Master Shkencor:

– Përkthim dhe Interpretim

 

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

 

Departamenti i Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare

Master Profesional:

– Operacione Industriale/Navale

Master Shkencor:

– Inxhinieri Navale

 

Departamenti i Shkencave Detare

Master Profesional:

– Studime të Avancuara Detare

 

Departamenti i Fizikës

Master Profesional:

– Mësuesi për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë në lëndët Matematikë – Fizikë

Master Shkencor:

– Fizikë

Departamenti i Biologjisë

Master Profesional:

– Mësuesi për Arsimin e Mesëm në Biologji, me Profil Minor në Kimi

Master Shkencor:

– Biologji Mjedisore

Departamenti i Matematikës

Master Profesional:

– Matematikë

Master Shkencor:

– Matematikë

– Matematikë-Financë

– Aktuaristikë

Doktoraturë në Matematikë

Departamenti i Shkencave Kompjuterike

Master Profesional:

– Mësues Informatike për Shkollën e Mesme

Master Shkencor:

– Shkenca Kompjuterike

 

 

Departamenti i Kimisë

Master Profesional:

– Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Ulët

Master Shkencor:

– Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Lartë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 [:]