Punësim personel akademik me kohë të pjesshme për gjuhën Frënge


 

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 41, datë 11.09.2020 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

1 (NJË) PERSONEL AKADEMIK ME ANGAZHIM ME KOHË TË PJESSHME PËR GJUHËN FRËNGE, PRANË DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA NË FAKULTETIN E SHKENCAVE HUMANE, PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021

 

Përshkrimi i vendit të punës

Personeli akademik me kohë të pjesshme që do të punësohet do të zhvillojë kurse të gjuhës/kulturës frënge për ciklin e dytë të studimeve “Master profesional”.

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standartin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ në eksperiencat e mëparshme në punë;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore “largim nga puna” si dhe të mos jetë në proces gjyqësor me Universitetin “Isamil Qemali” Vlorë;
  • Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese të UV-së, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

Kriteret e seleksionimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve:

  1. Të zotërojë së paku gradën shkencore “Doktor i shkencave” në fushën e kërkuar.
  2. Përparësi do t’u jepet kandidatëve që dëshmojnë nivelin më të lartë të zotërimit të gjuhës dhe kulturës frënge dhe nivelin më të lartë të kualifikimit.
  3. Parapëlqehen kandidatë me kualifikime të fituara në universitete perëndimore, të njësuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit bazuar në nenin 92 të ligjit nr. 80/2015.
  4. Parapëlqehen kandidatë që kanë përvojë universitare në mësimdhënie dhe që kanë një vlerësim pozitiv të paraqitjes akademike dhe institucionale.
  5. Vlerësohen më së shumti kandidatët me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore.
  6. Të kenë aftësi komunikuese dhe për të punuar në grup. Kandidati duhet ta dëshmojë këtë me përfshirjen në aktivitete që kërkojnë të punuarit në skuadër.
  7. Të kenë aktivitet kërkimor-shkencor në fushën përkatëse të studimit (gjuhë, kulturë, mësimdhënie në gjuhën frënge dhe/ose disiplina të tjera të ngjashme me to).
  8. Vlerësohen kandidatët që kanë qenë të përfshirë në projekte kërkimore, akademike dhe zhvillimore. Kandidati duhet ta dëshmojë këtë me dokumentacion mbështetës (dëshmi pjesëmarrjeje, punime apo prezantime të bëra në këto kuadër etj.).
  9. Veprimtari dhe/ose kualifikime të tjera përpos atyre nga fushat e cituara më sipër, por që sjellin nje lloj impakti tek to dhe që dëshmojnë dëshirën dhe vullnetin e kandidatit për të përparuar në dije do të merren në konsideratë.

Pikëzimi i sugjeruar sipas kritereve të përcaktuara më sipër:

Nr. Emërtimi Kriteret e vlerësimit
1. Diploma “Doktor i shkencave” 30 pikë
Titulli “Profesor i asociuar” 40 pikë
Titulli “Profesor” 50   pikë
2. Përvojë në mësimdhënien universitare 1 pikë për çdo vit pune
3. Përvojë në kërkim shkencor 1 pikë për çdo pjesëmarrje në projekt kërkimor dhe/ose projekt evropian, konferencë shkencore, seminar shkencor

1 pikë për çdo artikull shkencor të botuar brenda vendit ose vende të rajonit, udhëheqje doktorate, oponencë doktorate

2 pikë për çdo artikull shkencor të botuar në vende të Be-së/OECD-së, organizim konference shkencore, seminar shkencor, përkthim vepre letrare

5 pikë për çdo monografi ose vëllim shkencor

4. Kualifikime pasuniversitare në studime gjuhësore, letrare dhe kulturore në gjuhë të huaj 1 pikë për çdo kualifikim
5. Përvoja të tjera (shkëmbime stafi, mësimdhënie në universitete të huaja) 1 pikë për çdo semestër
6. Veprimtari dhe/ose kualifikime të tjera përpos atyre nga fushat e cituara më sipër 1 pikë për çdo 6 muaj kualifikim
7. Njohje e gjuhës së huaj (e certifikuar) 1 pikë për çdo notë mbi 7
8. Dëshmi të aftësive kompjuterike 1 pikë
9. Eksperienca të tjera pune 0.5 pikë për çdo vit pune

 

10. Aftësi komunikuese dhe për të punuar në grup 1 pikë për çdo trajnim, projekt ose aktivitet/workshop ku është angazhuar
11. Intervista 10 pikë

 

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i aplikimit i plotësuar nga aplikanti. Gjendet në adresën univlora.edu.al
  • Jetëshkrim/ CV;
  • Diploma/t universitare (kopje e noterizuar);
  • Lista e notave e studimeve universitare (origjinale ose kopje e noterizuar);
  • Tituj akademik ose grada shkencore (kopje e noterizuar);
  • Dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim (kopje të noterizuara);
  • Artikuj të botuar, projekte shkencore, etj;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, seminare, workshop-e, etj (kopje të noterizuara);
  • Libreza e punës (origjinal ose kopje të noterizuar)
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit (origjinal);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dokument origjinal i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor);
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;

Shënim:

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Mënyra e aplikimit

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:

              – Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Lagjja. “Pavarësia”, Rr. “Kosova” 9400  Vlorë, Shqipëri.

-Drejtoria e Komunikimit dhe e Burimeve Njerëzore.

-Personel akademik me kohë të pjesshme për gjuhën frënge, pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja

Afati për aplikim

  • Afati për të aplikuar është 2 dy (javë) kalendarike. Ky afat fillon nga data e nesërme e publikimit të njoftimit  në web-site zyrtar të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë: univlora.edu.al. (njoftimi u publikua në datën 11.09.2020 dhe afati përfundon në datën 26.09.2020).
  • Dokumentacioni i dorëzuar në shërbimin postar pas datës 26.09.2020, do t’i kthehet aplikantit pa veprime.

 

Procedura e punësimit të personelit akademik

  • Punësimi i personelit akademik në UV bëhet me
  • Konkurimi do të kryhet në dy faza: vlerësimi i dosjes dhe intervista e drejtëpërdrejtë e kandidatit.
  • Dokumentacioni i dorëzuar nga aplikanti në kundërshtim me kërkesat e shpallura, nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni ad hoc. Vlerësimi do të kryhet vetëm mbi bazën e dokumentacionit të konsideruar të vlefshëm.
  • Komisioni ad hoc njofton kandidatët për rezultatet e vlerësimit të fazës së parë.
  • Ankesat në lidhje me vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimin e procedurave nga komisioni ad hoc, paraqiten te Rektori brenda 5 (pesë) ditëve.
  • Kandidatit i lind e drejta e ankimit nga e nesërmja e njoftimit të vendimit për fazën e parë të vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar. Në këtë rast, Rektori urdhëron komisionin ad-hoc për pezullimin e procedurës së konkurimit deri në përfundimin e procedurës së shqyrtimit të ankimit. Kur vlerëson se ankimi është i pranueshëm, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të ankimit, Rektori vendos me një akt të ri anullimin, shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të komisionit ad-hoc. Vendimi i rektorit i njoftohet komisionit ad-hoc i cili në vijim cakton datën dhe njofton kandidatët fitues për zhvillimin e intervistës me gojë.
  • Kandidati i cili kalon fazën e parë të kualifikimit të dosjes, por nuk paraqitet në fazën e dytë të intervistës me gojë, skualifikohet nga konkurimi.
  • Komisioni ad hoc vlerëson dhe rendit kandidatët konkurues sipas pikëzimit të vendosur në rregulloren e UV-së dhe ia përcjell Rektorit i cili vendos në mënyrë përfundimtare mbi secilën kandidaturë.
  • Kundër vendimit të fazës së dytë për vlerësimin e intervistës, kandidati ka të drejtën e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Në këtë rast, Rektori urdhëron shqyrtimin e ankimit. Kur vlerëson se ankimi është i pranueshëm, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të ankimit, rektori vendos me një akt të ri anullimin, shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të komisionit ad-hoc.
  • Vendimi përfundimtar i Rektorit për miratimin e klasifikimit përfundimtar dhe shpalljen e fituesit, i njoftohet palëve të interesuara.
  • Rektori emëron kandidatin fitues dhe nënshkruan kontratën e punës.

 

DREJTOR

 

Eloina Tozaj

Shkarko Njoftimin e plote