Vazhdojnë regjistrimet për Ciklin e Parë të Studimeve pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë


Çdo kandidat duhet të paraqitet në sekretarinë mësimore të fakultetit përkatës për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit ku është shpallur fitues. Regjistrimet për fituesit e raundit të parë filluan më datë 2 shtator, e do të vijojnë deri në datën 15 shtator.

VËMENDJE❗❗❗

Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48-orëshe. Në rastin e mosregjistrimit brenda 48 orëve, ju e humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program ku jeni përzgjedhur. Ju presim çdo ditë në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Zgjidh të Ardhmen.

Zgjidh Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë! 💙