Njoftim punësimi specialist finance


UV njofton anullimin e procedurës së punësimit për personel administrativ, Specialist Finance, në Sektorin e Financës dhe Realizimit të Buxhetit pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse.

 

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 24, datë 05.06.2020 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

  PERSONEL ADMINISTRATIV

Specialist Finance në Sektorin e Financës dhe Realizimit të Buxhetit pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse

 Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

Kontabilizon të ardhurat mujore sipas fakulteteve.

  1. Kryen Kontabilizimin e bankës, të shpenzimeve, të situacioneve, të të ardhurave.
  2. Ndihmon Drejtorinë në mbylljen e pasqyrave financiare.
  3. Kryen punë administrative të natyrave të ndryshme, sipas problematikave që dalin.
  4. Ndihmon Drejtorin dhe Administratorin për hartimin e planit buxhetor afatmesëm dhe atij vjetor.
  5. Kontrollon të gjithë praktikat që vijnë për likujdimin për saktësinë e dokumentacionit dhe të fondit të përdorur, duke ballafaquar me buxhetin e planifikuar.
  6. Kontabilizon magazinën dhe e rakordon atë çdo tre muaj me magazinierin.

Njoftimi i plote

2.-Formular-aplikimi-per-personel-administrativ