njoftime

[:sq]Bursa Erasmus +për mësimdhënie/trajnim Universitetin Kazimierz Wielki (Kazimierz Wielki University) në Poloni.[:]

[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 International Credit Mobility Universitetin Kazimierz Wielki (Kazimierz Wielki University) në Poloni.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Kazimierz Wielki (Kazimierz Wielki University) në Poloni, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik dhe ndihmësakademik/administrativ të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar bursë për mësimdhënie/trajnim për një periudhë 5 ditore pranë Universitetin Kazimierz Wielki (Kazimierz Wielki University) në Poloni për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus + komponenti KA1 për mobilitet stafi.

Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.

Numri i bursave për mësimdhënie: 1 (një)

 Numri i bursave për trajnim: 1 (një)

 Kriteret për aplikim për mësimdhënie:

  • Të jetë personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV ;
  • Të jetë i fushës: Shkenca Kompjuterike, Administrim Biznesi, Biologji, Kimi, Matematikë.
  • Preferohet të jetë staf me titull akademik/gradë shkencore;
  • Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Titulli akademik/ Grada shkencore ;
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale ;
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti;
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • planin e punës të propozuar (staff mobility agreement);
  • vjetërsia në punë;
  • barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Kriteret për aplikim për trajnim:

  • Të jetë staf efektiv i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës në institucionin pritës.

 Kriteret e përzgjedhjes:

  • Eksperienca e punës ;
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale ;
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti;
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
  • Plani i mobilitetit i propozuar (staff mobility agreement);
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit;
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
  • CV vetjake në gjuhën angleze;
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar në marrëveshje; përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
  • Plani i punës i propozuar (staff mobility agreement).

Për përzgjedhjen e stafit aplikues ngrihet një komision, i cili do t’i vlerësojë ata në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobitily në’’ si dhe kritereve të thirrjes.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 10/02/2020.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Për përzgjedhjen e stafit  ngrihet një komision, i cili vlerëson stafin në përputhje me kriteret e thirrjes.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.

Më shumë informacion rreth universitetit Kazimierz Wielki do të gjeni në:  https://www.ukw.edu.pl/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al) pranë Rektoratit, Kati i I.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

 

FORMULAR-APLIKIMI-PER-PERSONELIN-AKADEMIK.

mobility-agreement-training.

mobility-agreement-teaching.

FORMULAR-APLIKIMI-PER-PERSONELIN-TRAJNIM.[:]