[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Shteteror të Shkencave të Zbatuara (State University of Applied Sciences) në Racibórz, Poloni.
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Shteteror të Shkencave të Zbatuara (State University of Applied Sciences) në Racibórz, Poloni, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar bursë për mësimdhënie dhe trajnim për një periudhë 5 ditore dhe 2 ditë udhëtim për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020, pranë Institutit të Studimeve Gjuhësore Bashkëkohore.
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.
Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.
Numri i bursave për mësimdhënie: 3 (tre)
Numri i bursave për trajnim: 2 (dy)
Kriteret për aplikim për mësimdhënie/trajnim:
- të jetë personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar ne UV ;
- të jetë i fushës: Gjuhë e huaj;
- preferohet të jetë staf me titull/gradë shkencor(e);
- Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
- Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës;
Kriteret e përzgjedhjes:
- Titulli akademik/ Grada shkencore
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
- Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti.
- Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
- Plani i punës i propozuar; (staff mobility agreement).
- Vjetërsia në punë;
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit;
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë, ID);
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së;
- CV vetjake në gjuhën angleze;
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar në marrëveshje; përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze/të huaj.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin;
- Plani i punës i propozuar(staff mobility agreement);
- Letër argumentuese (rreth 300 fjalë) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.
(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).
Për përzgjedhjen e stafit aplikues ngrihet një komision, i cili do t’i vlerësojë ata në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’ si dhe kritereve të thirrjes.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marëdhënieve me Jashtë brenda datës 16/01/2020.
Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e tyre të email-it.
Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi.
Më shumë informacion rreth universitetit Shtetëror të Shkencave të Zbatuara (State University of Applied Sciences) në Racibórz, Poloni do të gjeni në: http://study.pwsz.elblag.pl/
Për të dhëna të mëtejshme rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni Prof. As. Dr. Bledar Toska, koordinatori akademik për marrëveshjen (e-mail: bledar.toska@univlora.edu.al ) ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (e-mail: international@univlora.edu.al ), pranë Rektoratit, kati i parë.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
Formular aplikimi per personel akademik [:]