Thirrje për bursa studimi për studentët ë Jan Kochanowski University of Kielce (UJK), Poloni


Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Jan Kochanowski University of Kielce (UJK), Poloni

 

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Jan Kochanoëski University of Kielce (UJK), Poloni, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e ciklit të I dhe II, të fushave të studimit Gjuhë e huaj, të aplikojnë për të përfituar bursë studimi/ për një periudhë 5 (pesë) mujore në Jan Kochanowski University of Kielce (UJK), Poloni, për semestrin Pranvere 2020. Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (UJK), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

 

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

 

Numri i bursave të studimit: 5 (pesë)

Periudha e studimit:  25/02/2020 – 05/07/2020

 

Njoftimi i plote

Learning Agreement

Formularit Aplikimit