Thirrje për bursa studimi për studentët në Universitetin e Padovës


Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Padovës në Itali

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Universitetin e Padovës në Itali në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për të përfituar 2 (dy) bursa studimi për një periudhë 5 (pesë) mujore për semestrin Pranverë të vitin akademik 2019-2020.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (Universitetin e Padovës), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i bursave të studimit: 2 (dy)

 

Njoftimi i plote

Formulari i aplikimit