Aktivitete njoftime Projekte

[:sq]Trajnim: “Hapat dhe Teknikat e Shkrimit të një Projekt Propozimi Cilësor”.[:]

[:sq]Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve (Sektori i Marrëdhenieve me Jashtë dhe Projekteve) pranë UV-së organizoi në dt. 25 Nëntor 2019 pranë Bibliotekës së Godinës C, trajnimin me temë “Hapat dhe Teknikat e Shkrimit të një Projekt Propozimi Cilësor”.

Trajnimi kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të kërkuesve të rinj/personel akademik pranë UV-së mbi shkrimin e një projekt propozimi cilësor dhe aplikimin për fonde/grante kërkimore.

Trajnimi u organizuar në dy seksione: Në seksionin e parë u mbajtën prezantime mbi hapat dhe teknikat bazë për shkrimin e një projekt propozimi cilësor prej Sektorit të Marrëdhenieve me Jashtë dhe Projekteve pranë UV-së, ndërsa në seksionin e dytë u mbajtën referime prej personelit akademik të UV-së lidhur me teknikat dhe mundësitë e financimit për kërkime shkencore nga kërkuesit e rinj.

Ky ishte viti i dytë që UV ndërmerr trajnime të këtij formati të cilat përkojnë me periudhën e aplikimenve për grante me financim të BE-së.

Pjesëmarrësit në trajnim u pajisën gjithashtu me Manualin: “Si të shkruajmë një projekt propozim cilësor”, të përgatitur nga Specialistja për Projektet pranë UV-së.

Trajnimi u vlerësua maksimalisht nga pjesëmarrësit si dhe u sygjerua që trajnime të tilla të organizohen edhe në nivel departamenti me pjesëmarrjen e të gjithë personelit akademik.

Bashkëlidhur gjendet axhenda dhe materialet e trajnimit.

Aurela Saliaj – Shkrimi i Raportit Shkencor

Axhenda-Trajnim-mbi-shkrimin-e-nje-projekt-propozimi

MANUAL-SI-TE-SHKRUAJME-NJE-PROJEKT-PROPOZIM

Hapat dhe teknikat e shkrimit te nje projekt-propozimi

[:]