Takim midis përfaqësuesve të Këshillave Studentorë dhe Përfaqësueses së studentëve në Bordin e Administrimit


Në orën 11.00 të datës 28.10.2019, në ambientet e Bibliotekës qëndrore të UV, u zhvillua një takim informues midis znj. Anjeza Shiko, përfaqësuese e studentëve në Bordin e Administrimit dhe përfaqësueseve të Këshillave Studentorë në nivel universiteti dhe fakultetesh të Universitetit “Ismail Qemali”.

Në takim, i cili ishte i pari i këtij lloji dhe i realizuar menjëherë pas përfundimit të proçesit të konstituimit të këshillave studentorw, znj. Shiko, pas prezantimeve të rastit, i njohu përfaqësuesit e studentëve me aktivitetin e Bordit të Administrimit të UV, me platformën e saj për përfaqësimin sa më dinjitoz të tyre në vendim-marrjen në këtë bord, si dhe sfidat që paraqiten në kuadrin e paktit për universitetin.

Gjithashtu prej studentëve pjesëmarrës u diskutua edhe mbi çështje që kanë të bëjnë me kartën e studentit, bibliotekat digjitale, literaturën, laboratorët, si dhe në mundësinë e gjetjes së një ambienti në dispozicion të Këshillave Studentore.

Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe bashkëpunuese.