[:sq]Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 69, datë 27.09.2019 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
1 (NJË) PERSONEL AKADEMIK ME ANGAZHIM ME KOHË TË PLOTË PRANË DEPARTAMENTIT TË KUJDESIT SHËNDETËSOR
Përshkrimi i vendit të punës
- Mësimdhënie në modulet e Kirurgji, Traumatologji, Anatomi, Promocion shëndetësor; në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.