Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 në Universitetin Katolik të Ruzomberok (Catholic University in Ružomberok) në Sllovaki


 

Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 në Universitetin Katolik të Ruzomberok (Catholic University in Ružomberok) në Sllovaki  

 

Universiteti i Vlorës  “Ismail Qemali”,  në bashkëpunim me Universitetin Katolik të Ruzomberok (Catholic University in Ružomberok) në Sllovaki në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton personelin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar 2 (dy) bursa për mësimdhënie/trajnimi për një periudhë prej 5 (pesë) ditore në Universitetin  Katolik të Ruzomberok.

Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet brenda semestrit të parë të vitit akademik 2019-2020.

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi. Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje si dhe dietën ditore prej 140 Euro.

 

Numri i bursave për mësimdhënie: 1 (një)

 

Numri i bursave për trajnim: 1 (një)

 

Kriteret për aplikantët:

 

  • të jetë staf efektiv i UV-së;
  • të jetë i fushave: Gjuha Angleze, Gjuha Italiane;
  • të ketë përvojë akademike dhe shkencore në fushat e sipërpërmendura;
  • të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës në institucionin pritës.

 

Kriteret e përzgjedhjes: (në varësi të universitetit pritës)

 

  • Titulli/ grada shkencore.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale.
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka patur më parë eksperiencë mobiliteti.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

– Plani i mobilitetit i propozuar (staff mobility agreement).

-Barazia gjinore (aty ku është e mundur të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi
  • Kopje të pasaportës
  • Vërtetim punësimi
  • CV në gjuhën angleze
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës Angleze. Përjashtim stafi i cili zotëron një diplomë universitare në gjuhën Angleze ose Italiane.
  • Vërtetim nga Rektori/Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Plani i mobilitetit (staff mobility agreement) në gjuhën angleze lidhur me qëllimin dhe përfitimin institucional të mobilitetit, bazuar në prioritetet e nënvizuara sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian për këtë skemë.

(https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/organisations#tab-1-1).

 

Për përzgjedhjen e kandidatëve ngrihet një komision, i cili zbaton Skemën e Pikëzimit bashkëlidhur kësaj thirrjeje.

 

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 28/05/2019 ora 16:00.

 

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 30/05/2019 ora16:00 në adresën e tyre të e-mailit.

 

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

 

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes nuk garanton që mobiliteti do të kryhet. Përzgjedhja duhet të konfirmohet nga institucioni pritës përmes një letre pranimi/ftese.

 

Për të dhëna të mëtejshme rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Prof. As. Dr. Armela Panajoti, koordinatori akademik për Marrëveshjen me e-mail: armela.panajoti@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë me e-mail: international@univlora.edu.al , pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorës  ju uron suksese!

 

Formular aplikimi staf akademik
Skema e pikezimit