Aleksandër Çipa dhe libri i tij “Deti nuk ka portë”


Aleksandër Çipa dhe libri i tij

“Deti nuk ka portë”,

të Hënën, më 27 Maj, ora 11:00 në Universitetin ‘Ismail Qemali”

Departamenti i Gjuhë-Letërsisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Albanologjisë dhe Ballkanistikës, me Botimet Dritëro, si dhe me Bibliotekën “Nermin Vlora Falaski”, ditën e Hënë, datë 27.05. 2019, në sallën “ Rilindja ”, ora 11.00, organizojnë takimin me gazetarin dhe poetin e njohur Aleksandër Çipa, për librin  më të ri poetik “ Deti nuk ka portë”.

Vëllimi i ri poetik i autorit, pas paraqitjes në qytetet më të mëdha të hapësirës dhe trevave shqiptare, përkatësisht në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Luginën e Preshevës, ndalet këtë herë në qytetin e origjinës së tij, në Vlorë.

Janë të ftuar shkrimtarë, poetë, miq e dashamirës të autorit dhe letërsisë si dhe studentë e pedagogë të universitetit, për të ndjekur dhe patur një komunikim me poezinë e tij më të fundit si dhe me vetë autorin.