Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Eötvös Loránd (Eötvös Loránd University) në Hungari.


Thirrje për bursa studimi për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Eötvös Loránd (Eötvös Loránd University) në Hungari.

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Universitetin Eötvös Loránd, në Hungari në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për të përfituar 2 (dy) bursa studimi/ për një periudhë prej 5 (pesë) muajsh (300 ditë) për semestrin Pranverë 2020, në Shkollën e studimeve Angleze dhe Amerikane, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti Eötvös Loránd. Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (Eötvös Loránd), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i bursave të studimit: 2 (dy)

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor 800 EUR/muaj);
  • Shpenzimet e udhëtimit 275 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme:

http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Kriteret për aplikantët:

  • të jenë student, që vijonë aktualisht studimet në vitin e dytë programi “Bachelor” dhe studentët që studiojnë në programin “Master”;
  • Parapëlqehen aplikantë nga programet  “Master”
  • të jenë studentë të programit të studimit: Gjuhë Angleze;

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore
  • Prioritet më i ulët do t’u jepet atyre që kanë marrë pjesë më parë në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të kufizuara, etj.
  • Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë :
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijne:

  • Formular aplikimi
  • Kopje të pasaportës
  • Vërtetim studenti
  • Listë notash
  • Letër motivimi
  • Letër reference
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtarë i komunitetit rom ose egjiptian
  • Dokument që verteton se studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti

Më shumë informacion rreth universitetit pritës (Eötvös Loránd) do të gjeni në: https://www.elte.hu/en/faculties/humanities

Për përzgjedhjen e studentëve ngrihet një komision, i cili vlerëson studentët sipas skemës së pikëzimit bashkëlidhur kësaj thirrjeje.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 24/05/2019 ora 16:00.

Kandidatët fitues do të njoftohen prej Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 28/05/2019 ora 16:00 në adresën e tyre të e-mail-it.

Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve për lëndët që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

 KUJDES: Studenti duhet të zgjedh ato lëndë në universitetin pritës të cilat do ti frekuentonte në UV gjatë semestrit që do të kryhet mobiliteti. Studentët që aplikojnë për mobilitet, marrin përsipër pjesën e krediteve të pazgjedhura për shkak të ndryshimeve në programet e studimit ndërmjet UV dhe universitetit pritës. Ato mbeten pjesë e detyrimeve akademike (detyrim frekuentimi) sipas rregullores përkatëse të UV-së.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me Koordinatorin akademik të marrëveshjes, Prof. As. Dr. Armela Panajoti me e-mail: armela.panajoti@univlora.edu.al ose me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë me e-mail: international@univlora.edu.al pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorës  ju uron suksese!

 

FORMULAR APLIKIMI STUDENT Elte (1)