njoftime Njoftime FSHP

[:sq]“Integrimi i evidencave të kërkimit shkencor në përmirësimin e kujdeseve infermierore”.[:]

[:sq]

Departamenti i Infermierisë, Fakulteti i Shëndetit Publik, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë,

organizoi më datën 30 Mars 2019, Konferencën e Parë Studentore me temë:

“Integrimi i evidencave të kërkimit shkencor në përmirësimin e kujdeseve infermierore”.

 

Ky aktivitet kërkon të pasqyrojë rezultatet e kërkimit shkencor të realizuar, me qëllim përmirësimin e kujdesjeve infermierore.

Në këtë konferencë u referuan 17 tema , të studentëve të programit Master Shkencor, të Departamentit të Infermierisë, të cilat kanë evidentuar në fushat respektive të rejat shkencore, në fushën e infermieristikës.

Pjesëmarrës në këtë konferencë krahas studentëve të të gjitha cikleve, ishin edhe infermierë, mami, fizioterapistë , logopedistë, dhe teknikë laboratori.

Stafi i Departamentit të Infermierisë në këtë fakultet, synon që nëpërmjet kësaj konferencë të sjellë një traditë të përvitshme.

Infermieria në qytetin e Vlorës i ka fillimet bashkë me shpalljen e  Pavarësisë. Ajo është rritur, me kalimin e viteve, si në numër studentësh ashtu edhe në cilësi, ku tanimë studentët e këtij fakulteti janë të aftë edhe ne tregun ndërkombëtar të punës.

Këto arritje të Departamentit të Infermierisë, në fakultetin e Shëndetit Publik, sigurisht i atribuohen edhe dekanes së FSHP-së, Prof.asoc.Aurela Saliaj.

Drejtues i shkollës së parë infermierore në Vlorë ka qenë Z. Rakip Korkuti, i cili punoi për një periudhë kohe prej 10 vjetësh dhe më vonë u caktua zonja Sofika Mersini.

Nën /drejtor teknik të kësaj shkolle kanë qenë mjekët Barjam Cela, Astrit Haruni, Dashamir Koci e Filip Billa.

Ndërsa për shërbimin e stomatologjisë ka punuar mjeku Kujtim Mema dhe për shërbimin e farmacisë ka punuar farmacisti Harallamb Fandi.

Drejtues të parë, të shkollës së infermierisë vlonjate kanë qenë Fato Zotaj, Ilmi Myrto, Zaharrulla Koka.

Mjekët që kanë dhënë mësim Pavllo Flloko, Mihal Angjeli, Isuf Hysenbegasi, Hasan Shehu, farmacisti Alfred Ashiku.

Fejzie Muka, Ilia Gjergji, Kristaq Xhaxho, Kristo Gjini, Kleoman Varfi, Hëna Abazi, Andrea Kote, Hysen Sinani, Astrit Haruni, Ismail Xheladini që është konsideruar si babai i shërbimit infermieror kirurgjikal në qytetin tonë.

Jahja Bequa, Lutfi Llano, Jaso Llazari e më vonë Kosta Gjinopulli e Kosta Bleca, e deri te infermierët e sotëm.

 

 

[:]