World University Service of Germany (WUS) në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, organizon një takim informues me studentët.


World University Service of Germany (WUS) në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, organizon një takim informues me studentët e këtij Universiteti në datën 15 prill 2019, ora 11 në sallën e konferencave “Rilindja”.

Shoqata Gjermane, World University Service (WUS) me qendër në Wiesbaden të Landit të Hessenit në Gjermani, përmës projektit “SUR-PLACE ALBANIA SCHOLARSHIP” mbështet elitat studentore në vende të ndryshme të botës. Mbështetja në Shqipëri do t’u ofrohet të Universiteteve Shtetërore Shqiptare të të gjitha degëve, për 6 muaj praktike në Shqipëri në vlerën 250 Euro në muaj. Nga viti i kaluar fituan vetem dy studente nga Universiteti ynë.

Studentët pjesmarrës duhet të jenë në vitin e fundit bachelor (pra ata që e mbyllin sivjet, 2019), dhe master viti i parë dhe i dytë, me rezultate të mira, preferohen ata me të ardhura të pakta familjare, por nuk perjashtohen edhe te tjeret. Detajet do te sqarhen gjate takimit.

Studentët e interesuar janë të lutur të jenë të pranishëm në takim.