Program bursash post-doktoral në TUBITAK


Këshilli i Kërkimit Shkencore dhe Teknologjike i Turqisë (TUBITAK) ka shpallur nje program bursash post-doktoral. Ky program, i titulluar “International Fellowship for Outstanding Researchers“, targeton hulumtuesit me kualifikime të larta që kanë përvojë ndërkombëtare dhe synon t’i inkurajojë ata që të zhvillojnë hulumtimet e tyre në një institucion udhëheqës akademik, industrial ose publik në Turqi. Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme (METU) si një nga universitetet më të mira kërkimore në Turqi në aspektin e thellësisë dhe gjerësisë së projekteve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, do të donte të priste kërkues nga e gjithë bota dhe fton stafin akademik të interesuar të aplikojë për përfitimin e kesaj burse.
  • Kohëzgjatja e bursës është 24 – 36 muaj.
  • Buxheti i projektit mbulon bursen për udhëheqësit e projektit (20,000 TL / muaj për kërkuesit e rinj dhe 24,000 TL / muaj për kërkuesit me përvojë) si dhe grantin për studime dhe ndihme financiare për familjen dhe udhëtim.
  • Aplikimet do të bëhen online përmes e-bideb.tubitak.gov.tr
  • Afati i fundit i aplikimit: 15 shkurt 2019.
Informacion me i gjere per kete program do te gjeni ne linkun e me poshtem: 
https://euraxess.ec.europa.eu/jobs/hosting/post-doctoral-reintegration-fellowship