Njoftim per proceduren e reduktimit te tarifes per programet e ciklit te dyte te studimeve


NJOFTIM

Për procedurën e reduktimit 50% të pagesës së tarifës së shkollimit për studentët që ndjekin studimet në programet e Ciklit tëe dytë të studimeve,

 në vitin akademik 2018 – 2019”

 

Në mbështetje të Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, VKM Nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret per ulje te tarifes vjetore te studimit ne programet e Ciklit te dyte te studimeve ne IAL-te publike”

Njoftojmë se :

Studentët që studiojnë në Universitetin “Ismail Qemali” në Ciklin e dyte dhe vijnë nga shtresat sociale të mëposhtme:

 

  1. Studentë me aftësi të kufizuara.
  2. Studentë fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  3. Studentë familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore.
  4. Studentë deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve.
  5. Studentëtqë kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.
  6. Studentë deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë.
  7. Studente qe fillojne vitin e pare te studimeve Master ne IAL publike dhe kane perfunduar Ciklin e pare te studimeve ne IAL publike me note mesatare vjetore 9(nente)deri ne 10(dhjete).
  8. Studentet qe rezultojne me noten mesatare 9(nente) deri ne 10(dhjete) te regjistruar ne vitet pas te parit dhe kane shlyer te gjitha detyrimet akademike te parashikuara per vitin paraardhes.
  9. Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore.
  10. Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
  11. Studentët romë dhe ballkano – egjiptianët.
  12. Studentët fëmijë të ish – të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.

 

Shenim: Studentet qe kerkojne reduktim sipas pikes  7 dhe 8 nuk do te plotesojne formular pasi do te raportohen nga sekretarite perkatese .

 

Formulari i aplikimit :  PRAKTIKË PËR REDUKTIM 50%   NGA DETYRIMI PER PAGESEN E TARIFËS SË SHKOLLIMIT PER STUDIMET E CIKLIT TE DYTE  2018-2019,  mund te shkarkohet online.

Dokumentacioni i përgatitur sipas formularit përkatës të dorëzohet nga vetë studenti prane

Zyres se Studentit ne fakultetin perkates  deri më datë  21.01.2019  .

shkarko formularin e aplikimit