[:sq]Në datë 27 Shtator, 2018, ora 11:00-12:30 pranë ambienteve të UV-së u realizua me sukses nga Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, takimi mbi zbatimin e projekteve International Credit Mobility (mobilitetin ndërkombëtar të krediteve) të programit Erasmus +, në të cilat Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë është partner.
Gjithashtu, ky takim ishte dhe në përputhje me planifikimin e bërë nga Komisioni Evropian. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të zyrës kombëtare Erasmus+ në Shqipëri, student, personel akademik dhe administrativ i UV-së, të cilët kanë kryer mobilitete dhe kanë qenë përfitues të programit Erasmus+ ICM.
Çështjet e trajtuara gjatë takimit ishin:
- Evidentimi i nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për mbarëvajtjen e projekteve ICM;
- Vlerësimi i kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve;
- Evidentimi nëse shërbimet e parashikuara për pjesëmarrësit në projekte janë mundësuar;
Evidentimi i njohjes së Erasmus+ ICM
- krediteve të fituara pas mobilitetit nga institucioni dërgues;
- Shkëmbimi informacioni mbi praktikat më të mira të universiteteve
- Problematikat dhe lehtësitë e hasura nga pjesëmarrësit gjatë mobilitetit.
- Dhënien e rekomandimeve për qëndrueshmërinë e mëtejshme të projekteve
Prej përfaqësuesve të zyrës kombëtare Erasmus+ në Shqipëri, u vlerësuan si praktika të mira nw UV, rregullimi me procedurë i procesit të përzgjedhjës së kandidatëve si dhe hartimi i një guide orientuese për studentët incoming.
Universiteti “Ismail Qemali” për periudhën Shtator 2015- Shtator 2018 numëron 38 marrëveshje ndër-Institucionale me universitete të ndryshme Europiane në kuadër të programit Erasmus + ICM .
[:]