[:sq]
KONFERENCA E VI KOMBËTARE SHKENCORE
ME TEMË:
“RËNDËSIA E EDUKIMIT TË VAZHDUAR NË FUSHËN E PEDAGOGJISË SË SPECIALIZUAR”
Qëllimi dhe Objektivat e Konferencës
Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë në bashkëpunim me Shoqatën “Psikologët Shqiptarë” dhe Fondacionin “Vatra Qytetare Vlonjate” organizojnë Konferencën e Gjashtë Kombëtare Shkencore, me temë : “Rëndësia e Edukimit të Vazhduar në Fushën e Pedagogjisë së Specializuar”.
Arsimi gjatë gjithë jetës, ku përfshihet edhe arsimi dhe aftësimi i të rriturve si pjesë integrale e tij, është përgjigjia më e mirë ndaj ndryshimeve të mëdha, të shpejta dhe të vazhdueshme shoqërore. Kur ky edukim realizohet në funksion të njohjes, identifikimit dhe plotësimit të nevojave të individëve dhe njëkohësisht dhe të ndryshimeve, sfida do të mund të kapërcehet edhe më natyrshëm. Zhvillimet e teknologjisë, patjetër që rrisin nevojën për reformime edhe në sistemin arsimor, duke bërë që gjithnjë e më tepër të rritet edhe nevoja për zhvillim të programeve arsimore dhe aftësuese me fokus nevojat e individëve, ku padyshim, personat me nevoja ndryshe marrin një vëmendje të veçantë. Filozofia e re të mësuarit, ku në qendër është individi dhe kompetencat e tij për jetën, bën që edukimi, arsimi dhe aftësimi i të rriturve, me kompleksitetin dhe fleksibilitetin e tij, të jetë prijës i përgjigjeve ndaj ndryshimeve marramendëse shoqërore dhe teknologjike.
Në mbështetje të ndryshimeve ligjore dhe në përpjekje për të zgjeruar ofertën në fushën e programve të edukimit gjithëpërfshirës, institucionet e arsimit të lartë, kanë përgjegjesinë të udhëheqin procese drejt dijes së shëndetshme dhe të hartojnë e zbatojnë programe të dobishme, në funksion të integrimit social dhe në përgjigje të kërkesave të individëve për të qenë pjesë aktive e tregut të punës.
Realizimi i këtyre programeve është në funksion të njohjes të nevojave imediate dhe të aplikimit të njohurive dhe orientimeve shkencore që na paraqiten nga projektet kërkimore.
Nën këtë panoramë paraqitet dhe kjo konferencë, qëllimi i të cilës është ngritja e një forumi për komunikim dhe debat midis profesionistëve të edukimit dhe të fushës psiko-sociale, për përmirësimin e shërbimeve psikologjike dhe sociale në sistemin edukativ, duke treguar rolin e ekspertëve dhe rëndësinë e përqasjes së edukimit në individët me nevoja ndryshe, për të krijuar bazat e edukimit të vazhduar në fushën e pedagogjisë së specializuar. Profesionistët dhe nxënësit janë shpesh në situata të ndryshme, ndodh dhe të tensionuara dhe u duhet të marrin vendime të vështira në mënyrë që të paradndalojnë dëmtime të mirëfunksionimit të sistemit të edukimit. Roli dhe përgjegjësitë e tyre janë sfiduese dhe kërkojnë bazë shkencore dhe profesionalizëm. Kjo konferencë do të jetë një forum i hapur diskutimi mbi edukimin e vazhduar, rëndësinë dhe ndikimin e tij edhe në pedagogjinë e specializuar.
Aktiviteti do të zhvillohet në mjediset e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë dhe do të synojë të krijojë një forum, ku profesionistë të fushës, studiues, politikë-bërës dhe studentë, të shkëmbejnë rezultate të eksperiencës së tyre gjatë përpjekjeve për zhvillimin e sistemit të edukimit, sikurse edhe të ndajnë mendimet, parashtrojnë filozofinë dhe metodologjinë e praktikave profesionale, si sfida të profesionistëve në fusha të ndryshme të praktikës ku ata punojnë.
Thirrja për Konferencë
Konferenca është e hapur për akademikët e fushës së edukimit dhe pedagogjisë së specializuar (mësues, psikologë, ekspertë të shëndetësisë dhe zhvillimit, punonjës social, mësues ndihmës, këshillues karriere, laborantë, profesionistë në fushën e pedagogjisë së specializuar, terapistë, etj.), politikbërës në fushat e politikave sociale, shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe të edukimit, studentë të të tre cikleve të edukimit universitar, aktorë aktivë të shoqërisë civile, përfaqësues të OJF-ve që operojnë në fushën e edukimit dhe në atë sociale, përfaqësues të Institucioneve Publike dhe Jopublike të orientuar drejt mirëqënies, përfaqësues të Drejtorive Arsimore dhe të Shërbimeve Sociale.
Të gjithë autorët janë të inkurajuar të kontribojnë dhe të ndihmojnë në formësimin e kësaj konference, me anë të punimeve të tyre kërkimore shkencore në formatin abstrakt, artikull ose poster.
Botimi i Konferencës
Të gjithë punimet e pranuara në konferencë do të botohen në Librin e Konferencës me ISBN.
Pjesëmarrësit e konferencës do të marrin edhe Çertifikatën e pjesëmarrjes, së bashku me Kreditet e përftuara nga pjesëmarrja në konferencë.
Vetëm një pjesë e punimeve të cilat do të kalojnë suksesshëm rishikimin shkencor, do të merren në konsideratë për t’u botuar në revista shkencore me faktor impakti.
Temat Kryesore të Konferencës:
Temat më të spikatura të konferencës, por jo të limituara do të jenë:
I. Edukimi i Vazhduar në zhillimin e kompetencave mësimdhënëse në fushën e pedagogjisë së specializuar
1. Pedagogjia e specializuar dhe matematika
2. Pedagogjia e specializuar dhe gjuha
3. Pedagogjia e specializuar dhe teknologjia
4. Pedagogjia e specializuar dhe muzika
5. Pedagogjia e specializuar dhe edukimi nëpërmjet artit pamor dhe krijmtarisë
6. Pedagogjia e specializuar në mjedise të mbrojtura
7. Pedagogjia e specializuar dhe metododologjia/teknikat e mësimdhënies
8. Pedagogjia e specializuar dhe lëndët shoqërore
II. Edukimi i Vazhduar në zhillimin e kompetencave psiko-sociale të mësimdhënësve dhe profesionistëve psiko-socialë, në fushën e pedagogjisë së specializuar
1. Teknika dhe metoda për zhvillimin dhe sjelljen e personave me aftësi të kufizuara
2. Analiza dhe vlerësimi i nevojave të nxënësve me nevoja të vecanta
3. Ngritja dhe zbatimi i planeve individuale
4. Marrëdhëniet prindër – profesionistë të edukimit, mësimdhënies dhe zhvillimit
5. Puna multidisiplinare në zhvillimin e kompetencave psiko-sociale
6. Modele dhe praktika të formimit të vazhduar për mësuesit/edukatorët e specializuar
III. Zhvillimi i kurrikulave dhe institucioneve arsimore në fushën e pedagogjisë së specializuar
1. Përfshirja e lëndëve/moduleve të reja në arsimin parauniversitar në lidhje me pedagogjinë e specializuar
2. Roli i Universiteteve në formimin e vazhduar dhe edukimin e profesionistëve në fushën e pedagogjisë së specializuar
3. Përfshirja e teknologjive inovative në fushën e pedagogjisë së specializuar
4. Burimet njerëzore (mësues mbështetës, logopedistë, ergoterapistë, fizioterapistë, specialist zhvillimi, etj) në fushën e pedagogjisë së specializuar dhe arsimi (para shkollor, shkollor)
5. Qendrat burimore dhe lidhja me shkollën/kopshtin
6. Kërkimi shkencor në fushën e pedagogjisë së specializuar dhe lidhja me institucionet arsimore
7. Zbatimi i legjislacionit të arsimit gjithëpërfshirës në institucionet parashkollore dhe shkollore
8. Edukimi shoqëror i demokracisë dhe gjithëpërfshirjes
9. Praktikat mësimore dhe vullnetarizmi
IV. Edukimi i vazhduar në fushën e përkujdesit shoqëror dhe kuadrit institucional dhe ligjor
1. Drejtime teorike dhe empirike (pedagogjike, psikologjike, sociale) në fushën e përkujdesit ndaj personave me nevoja të vecanta (p.sh pedagogjia sociale, pedagogjia e diferencuar, pedagogjia nëpërmjet lojës, artit, muzikoterapia, drejtimi ekologjik dhe sistemik, psikologjia e sjelljes, psikologjia psiko-dinamike, psikeanaliza, etj.)
2. Institucionet e përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuara
3. Përmirësimi dhe zbatimi i Strategjive dhe Politikave sociale në fushën e aftësisë së kufizuar
4. Integrimi dhe përfshirja sociale e personave me nevoja të vecanta
5. Mbështetja e familjes së personave me aftësi të kufizuara
6. Vlerësimi i programeve në qendrat komunitare, ditore dhe rezidenciale të përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuar
7. Roli i shoqërisë civile në fushën e aftësisë së kufizuar
8. Edukimi i hershëm dhe ndërhyrja e hershme
9. Edukimi ligjor qytetar mbi aftësinë e kufizuar dhe të drejtat
10. Roli i Pushtetit Vendor në ofrimin e shërbimeve për aftësinë e kufizuar.
Konferenca e fokusuar në Edukimin e Vazhduar dhe Pedagogjinë e Specializuar, do të inkurajojë dhe nuk do të përjashtojë punime origjinale dhe prurje me vlerë shkencore, që mund të prezantohen në lidhje me:
V. Fushën e Formimit të Vazhduar për profesione që lidhen me fushën psiko-pedagogjike (mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë, juristë, ekonomistë, sociologë, historianë, filozofë, etj)
VI. Fushën e Formimit të të Rriturve (studime në fushën e andragogjisë, modele dhe praktika në formimin e të rriturve me aftësi të kufizuara,
VII. Rolin e Universiteteve në Edukimin e Vazhduar dhe praktika e modele pozitive të zbatuara
Do të jenë të mirëpritura gjithashtu të gjitha punimet që fokusojnë edukimin gjithëpërfshirës, edukimin përmes artit, zhvillimin e kurrikulave të mësimdhënies, zhvillimin e kompetencave shkencore në mësimdhënie dhe aftësive të menaxhimit në fushën e edukimit dhe pedagogjisë së specializuar dhe jo vetëm, roli i edukimit mjedisor dhe shëndetësor për të gjitha moshat, përfshirja e prindërve dhe komunitetit në edukim, psikologjia e zhvillimit në funksion të edukimit dhe përqasjet me psikologjinë e edukimit, sfidat e profesionistëve të edukimit në mësimdhënie, sfidat e ofruesve të shërbimeve sociale në mbështetje të procesit të edukimit në mësimdhënie, çështje të arsimit profesional dhe kurrikulave që ato praktikojnë, sjelljet e riskut social, ekonomik në edukim dhe praktikat e reduktimit të tij, aftësimi i stafeve pedagogjike të çdo niveli mësimdhënës në hartimin dhe menaxhimin e projekteve të zhvillimit përmes partneriteteve të shëndetshme dhe të dobishme, roli i mjediseve të punës, laboratorëve, logjistikës, teknologjisë dhe infrastrukturës së përshtatshme, në edukim dhe mësimdhënie.
Ftojmë të marrin pjesë profesionistë të pedagogjisë së specializuar, edukatorë, mësues, aktorë nga organizatat jofitimrurëse e shoqëria civile, individë të angazhuar në sektorët e shërbimeve sociale dhe institucione të ngjashme, studentë të profileve të edukimit, si dhe të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndajmë së bashku eksperineca me synim vendimarrjen.
Bordi Shkencor i Konferencës:
Prof. Dr. Edmond Dragoti, Universiteti i Tiranës
Prof.As.Dr. Blerina Xhakolli, Universiteti i Durrësit
Prof. As.Dr. Gentiana Skura, Universiteti i Tiranës
Prof. As.Dr. Fiona Todhri, Universiteti i Tiranës
Prof. As.Dr. Artur Rada, Universiteti i Tiranës
Prof.As. Dr. Nevila Koçollari Furxhiu, Universiteti i Tiranës
Prof. As. Dr. Elvira Dode, Universiteti i Elbasanit
Dr. Eneida Zalli, Universiteti i Durrësit
Dr. Sabina Belshaku, Universiteti i Elbasanit
Dr. Eris Dhamo, Universiteti i Tiranës
Dr. Darina Çoni, Universiteti i Elbasanit
Dr. Aranit Gjipali, Universiteti i Vlorës
Grupi organizativ i konferencës
Prof. asoc. dr. Nevila Koçollari
Dr. Eris Dhamo
Dr. Sabina Belshaku
Msc. Kristina Qypi
Msc. Eloina Tozaj
MA. Entela Avdulaj
Emanuela Bleta
Data të Rëndësishme
Afati për pranimin e abstarakteve 31 Tetor 2018
Njoftimi për pranimin e abstraktit 10 Nëntor 2018
Afati për dorëzimin e punimit 15 Nëntor 2018
Data e Konferencës
23-24 Nëntor 2018
Informacione të Rëndësishme
Tarifa e pjesëmarrjes: 5000 Lekë (e cila përfshin prezantimin e punimit, kafe, catering, Çertifikatë e pjesëmarrjes me 2 Kredite, Libri i Botimeve të Abstrakteve me ISBN, kostot administrative,,,,,). Secili bashkëautor do të duhet të paguaj një tarifë shtesë.
Tarifa e Pjesëmarres për Bashkëautor: 2000 Lekë (e cila përfshin prezantimin e punimit, kafe, katering, Çertifikatë e pjesëmarrjes, Libri i Botimeve të Abstrakteve me ISBN, kostot administrative…. Për shembull: 2 autorë 7000 Lekë, 3 autorë 9000 Lekë).
Tarifa e Pjesëmarres për Studentët: 2000 Lekë (e cila përfshin prezantimin e punimit, kafe, catering, Çertifikatë e pjesëmarrjes me 2 Kredite, kostot administrative,,,,,).
Informacion Shtesë
Për të dërguar abstraktet dhe punimet tuaja apo dhe për çdo informacion tjetër shtese për të cilin kërkoni informacione ju lutemi të na shkruani në adresën tonë elektoronike :
konferencaedukimit2017fshe@gmail.com
ose
Personi i kontaktit : Sabina Belshaku sabina_belshaku@yahoo.com (tel +355/692456473)
Informacione të Rëndësishme
Kontakti : shoqata.psikologet1999@gmail.com
Vendi i Konferencës : Vlorë
Gjuha e Konferencës : Shqip
Tarifa e Pjesëmarres: 5.000 Lekë
Tarifa e Pjesëmarres për Bashkëautor: 2.000 Lekë
Tarifa e Pjesëmarres për Studentët: 2.000 Lekë
[:]