Marrëveshje Bashkëpunimi


 

Mbështetur në Vendimin  Nr.100, datë 06.12.2017 të Senatit Akademik, me qëllim nxitjen e zhvillimit në fushën e shkencës  dhe teknologjisë dhe inkurajimit të punës shkencore dhe kërkimore në Shqipëri, sot Rektori i Universitetit ” Ismail Qemali” Vlorë Prof.Dr. Roland Zisi, nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI).

Marrëveshja ka për qëllim:

  • Rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve , stafit akademik dhe profesionistëve të përfshirë në punëkërkimore dhe shkencore, për të drejtat që ata gëzojnë mbi punët e tyre
  • Krijimin dhe vënien në dispozicion të tyre të një sistemi efektiv të informacionit për arritjet e mëparshme (shpikjet) në fushat e ndryshme të shkencës.
  • Zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta si seminare, konferenca, ekspozita, trajnime të ndryshme që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e studentëve, stafit akademik dhe kërkimor shkencor për rolin që ka mbrojtja e të drejtave mbi shpikjet në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në vend.