MARREVESHJE BASHKEPUNIMI


Në datën 21.10.2017, në ambientet e Universitetit të Malit të Zi (UoM) u organizua takimi për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë (UV) dhe Universitetit të Malit të Zi (UoM).

Marrëveshja e bashkëpunimit, e cila u negociua dhe u përgatit prej Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi dhe Rektorit të Universitetit të Malit të Zi, Prof. Dr. Danilo Nikolic,  pasqyron vullnetin e përbashkët për vendosjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve të dy institucioneve në të gjitha fushat sidomos në atë të zhvillimit të punës kërkimore shkencore.

Marrëveshja synon bashkëpuniminin në fusha me interes të përbashkët kryesisht në lëmin akademik dhe shkencor, në shkëmbime pedagogësh, kërkuesish shkencorë, personeli administrativ dhe studentësh. Në të dy universitetet do të caktohet një officer/ kordinator për të hartuar dhe ndjekur aktivitetet specifike të këtij bashkëpunimi 5 vjeçar. Bashkëpunimi midis dy universiteteve vjen pas implementimit me suskses të projektit MArED-Tempus, 5 vjet më parë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morrën pjesë gjithashtu Presidenti i Bordit Drejtues të Universitetit të Malit të Zi, Prof. Dr. Duško Bjelica, Zëvendës Rektori, PhD. Enkelejd Mëhilli, Përgjegjësi i Grupit Mësimor të Shkencave Detare, pranë Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof. Asoc. Kristofor Lapa dhe Përgjegjësi i Departamentit të Edukimit, pranë Fakultetit Shkencave Humane, Dr. Aranit Gjipali.

Marrëveshja u firmos nga Rektori i UoM Prof. Danilo Nikolic dhe nga Rektori i UV Prof.Dr. Roland Zisi.

Afati i nënshkrimit të marrëveshjes është 5 (pesë) vjet duke lënë hapur mundësinë e një bashkëpunimi të mëtejshëm.