Seminari me Temë : “TAIEX Workshop on Building Mechanisms for Better Participation in Horizon 2020”.


Seminari me Temë : “TAIEX Workshop on Building Mechanisms for Better Participation in Horizon 2020”.

 

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), në datat  6-7 Nëntor 2017, në bashkëpunim me ekspertët e TAIEX (Technical Assistance Information Exchange Instrument of the European Commission), organizoi me stafin akademik të Universitetit “Ismail Qemali”Vlorë seminarin me temë “TAIEX Workshop on Building Mechanisms for Better Participation in Horizon 2020”.

Seminari synonte rritjen e kapaciteteve të stafit akademik të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, për pjesëmarrjen në mënyrë të suksesshme  në  projekt-propozimet e Programit Kuadër të  BE-së Horizon 2020, si një prej programeve më të rëndësishme që financojnë kërkimin shkencor. Prezantimet e mbajtura nga ekspertët e TAIEX u fokusuan kryesisht në aspekte të lidhura me menaxhimin e këtyre projekteve, si dhe nw metodat e komunikimit dhe tw propagandimit për të rritur shkallën e pjesëmarrjes dhe partneritetit të palëve të interesuara për këto projekte.  Rregullat për pjesëmarrje, informacion mbi Marrëveshjen e Grantit Model H2020 dhe kërkesat e kontratës së punës u ilustruan së bashku me shembuj praktikë dhe praktikat më të mira nga vendet e BE-së të përfaqësuara në këtë event. Konkretisht trajnimi i ofruar, i krijoi mundësi stafit akademik  të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë për të forcuar më të tej informimin dhe njohuritë mbi “Portalin e Pjesëmarrësit”; mënyrat e gjetjes së partnerëve; hartimin dhe shkrimin  e projekteve fituese në H2020; pasqyrat financiare; Amendimi i Grant Agreement etj. Gjithashtu gjatë Trajnimit u prezantuan edhe aspekte financiare te projekteve Horizon 2020 si, “Raportimi Financiar i projekteve Horizon 2020, Auditimi i projekteve Horizon 2020, Kosto e personelit etj. Financial reporting of Horizon 2020 projects, Audit in Horizon 2020, Kostot e personelit.

 

Programi i punës i seminarit, i cili zgjati 2 (dy) ditë, u bazua në temat e mëposhtme:

  • Prezantim i përgjithshëm i programit Horizon 2020 dhe mundësive qw ai paraqet
  • Si të përgatisim një propozim të suksesshëm nw projektit Horizon 2020
  • Nga programi i punës, në vlerësimin e propozimit
  • Procesi i paraqitjes dhe vlerësimit
  • Zbatimi dhe menaxhimi financiar i projekteve Horizon 2020
  • Ndryshimet në Marrëveshjen e Financimit.
  • Raportimi financiar i projekteve Horizon 2020
  • Auditimi në Horizont 2020
  • Shpenzimet e personelit
  • Mundësitë për financim në kuadër të programit Marie Skłodowska-Curie Action – MSCA (përfshirë thirrjen individuale të bursave – Individual Fellowship IF 2017)
  • Si të aplikoni një projekt të suksesshëm MSCA
  • Si të dorëzoni një propozim IF
  • Si vlerësohet projekti MSCA, këshilla dhe truket për një propozim të suksesshëm
  • Aspekte ligjore dhe financiare të programit Marie Skłodowska-Curie Action, duke përfshirë aspektet kontraktuale, raportimin e projekteve

 

Referimet u mbajtën nga ekspertët e Komisionit Europian për vlerësimin e projekteve HORIZON 2020 dhe pikat e kontatit të Kërkimit shkencor pranë Agjencive të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

  • Ms Darija Valančič, Slovenian NCP in Horizon 2020 – Legal and Financial Issues, Ministry of Education, Science and Sport
  • Ms Sandra Vidović, Croatian Horizon 2020 National Contact Point for Marie Skłodoëska-Curie Actions, Agency for Mobility and EU Programmes
  • Ms Margot Bezzi, Senior Project Manager, Innovation Policy Expert, Italian Agency for the promotion of the European Research (APRE)
  • Ms Elli Stepanovic, Senior project manager, Expert for International Cooperation Austrian Research Promotion Agency (FFG).