njoftime

Njoftim punësimi

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune, për punonjësndihmës akademik me karakter mësimor(Laborant), me angazhim me kohë të plotë, si më poshtë:

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

  1. QENDRA KËRKIMORE SHKENCORË

 

1 (një vend i lirë) Personel ndihmës akademik me karakter mësimor (Laborant me arsim të Lartë|, me angazhim me kohë të plotë

 

Lloji i diplomës “Arsim i Lartë”

– Paga e grupit sipas nivelit arsimor universitar;

– Shtesë mbi pagën e grupit për vjetërsi në punë në masën 2% për çdo vit pune;

– Kategoria e pagës  IV-b.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

Laboranti i Qendrës Kërkimore Shkencore do të përgjigjet për mbarëvajtjen dhe funksionimin e realizimit të kërkimit shkencor pranë kësaj qendre.

 

  1. Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):
  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

Kandidati i cili nuk plotëson kriteret bazë dhe kërkesat e përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores)  s’kualifikohet nga konkurimi.

 

  1. Kritere bazë të përcaktuara nga Njësia bazë:
  • Të zotërojë diplomën “Master i Shkencave” në Bioteknologji, me mesatare jo më pak se 7 (shtatë).
  • Kandidati duhet të zotërojë diplomën “Bachelor” në fushën përkatëse.
  • Të zotërojë një gjuhë të huaj perëndimore të dokumentuar nga UT ose institucione të njohura ndërkombëtare.
  • Të ketë njohuri mbi ambjentet dhe pajisjet laboratorike.
  • Të kenë njohuri të mira dhe aftësi për të punuar me programet kompjuterike.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.

 

Mosplotësimi i një prej kritereve bazë të përzgjedhjes sjell skualifikimin e kandidatit.

 

  1. Kriteret preferenciale të përzgjedhjes si më poshtë:
  • Të ketë eksperiencë pune të ngjashme për vendin që kandidon.
  • Të kenë qenë pjesë e hartimit dhe implementimit të projekteve të ndryshme
  • Të ketë qenë pjesmarrës në konferenca ndërkombëtare, seminare, ëorkshop-e etj.
  • Të kenë artikuj shkencorë të botuar në revista shkencore brena dhe jashtë vendit.

 

 

  1.  Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  • Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter mësimor i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën ëëë.univlora.edu.al;
  • Kopje e leternjoftimit;
  • Curriculum vitae
  • Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare (fotokopje të noterizuara).
  • Dëshmi apo diploma të studimeve të tjera dhe kualifikimeve,
  • Dëshmi penaliteti ose deklarate vetdeklarimi
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, ëorkshop. etj.
  • Dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja (të noterizuar)
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
  • Raport mjekësor për aftësitë në pune.
  • Deklaratë personale që nuk figuron në proces gjyqësor me UV.

 

Kandidati i cili ka mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të shqyrtohet nga komisioni.

 

  1. Njoftimi publikohet në website-in zyrtar të Universitetit dhe në APP.
  2. Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Rektorati

Pozicioni përse aplikoni

Sheshi “Pavaresia” Skelë – Vlorë

  

        Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi

 

  1. Afati i fundit i pranimit të dokumentave në UV është data 05. 11. 2017.

      Zarfat e ardhur pas kësaj date nuk do t’i kalohen komisionit për vlerësim.

 

  1. Proçedura e konkurimit do të kaloj në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i dosjeve dhe në fazën e dytë do të jetë intervista.

 

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlersimit të dosjeve por nuk paraqitet në fazen e dytë, atë të intevistës s’kualifikohet nga konkurimi.

 

Skema e vlerësimit të kandidatëve për Personel ndihmës akademik, (Laborant) pranë Qendrës Kërkimore të Fakultetit të Shkencave Teknike