Takimi I zhvilluar në Sofie, Bulgari


Një takim mjaft i rëndësishëm u zhvillua në datën 19-10-2017 në Sofie tëBullgarisë ndërmjet Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Universitetit të Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë të Sofies. Me përfaqësues respiktiv të UV.Prof. Dr. Roland Zisi – Rektor,  PhDEnkelejd A. Mëhilli – Zv. Rektor, Prof.Asoc.Hajdar Kiçaj – Dekan  i Fakultetit të ShkencaveTeknike, Dr. Eva Çipi – pedagoge Departamenti i ShkencaveKompjuterike dhe Prof. Dr. Mitko Georgiev– Rektor UCTM.

Takimi ishte mjaft i frytshëm dhe konstruktiv në të cilin u diskutuan çështje mjaft të rëndësishme për të ardhmen e institucionit  tonë.

Nga ana e përfaqësuesve të Universitetit të Vlorës u kërkua nënshkrimi i një marrëveshjeje Erasmus për mobilitete studentësh dhe personeli të UV-së.

Përfaqësuesit tanë kërkuan organizimin Konferencave të përbashkëta në Vlorë dhe në Sofie si dhe ndërmarrjen e hulmutimeve të përbashkëta.

Prof. Dr. Roland Zisi, RektoriUniversitetit “Ismail Qemali” Vlorë i kërkoi Prof. Dr. Mitko Georgiev- Rektori i Universitetit të Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjike të Sofies organizimin e Kurseve të Shkurtra.

 

Për sa më sipër, kërkesat tona u pranuan nga ana e Universitetit të Teknologjisë  Kimike dhe Metalurgjisë të Sofies.

U ra dakord për nenshkrimin e një marrëveshjeje Erasmus si dhe për organizimin e Konferencave të përbashkëta.

Përstudentët e UV-së Rektori i Universitetit të Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë të Sofies.i fton ata të frekuentojnë “Dita e Shkencës dhe Sporteve (Day of Science and Sports)”në Maj 2018, shpenzimet e akomodimit do të mbulohen ngaUniversiteti i tyre.

Gjithashtu Rektori i UV- së dhe Prof. Dr. Mitko Georgiev UTKM të Sofies,diskutuan dhe ranë dakort  për mundësinë e publikimit të artikujve te tyre shkencor në revistën“Journal of Chemical Tecnology and Metallurgy” [(http://dl.uctm.edu/journal/node/1) me  impact factor tre (3)] për pedagogë dhe student të UV-së.

 

Midis përfaqsuesve të dy institucioneve u  diskutua mundësia  për bashkëpunim në përmirësimin e cilësisë si dhe në mundësinë e kualifikimit të personelit të UV –së për zhvillmin e doktoratës në Sofie.