njoftim punesim

Njoftim Punësimi

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

  1. DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË

 

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme (dy vende të lirë) si më poshtë:

 

2 (dy) anëtarë në kategorinë Asistent – lektor

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog ( Kategoria Asistent-lektor ) me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 Kriteret bazë

  1. Të jetë diplomuar në sistemin me kohë të plotë dhe të zotërojë të paktën diplomën “Master i Shkencave” në Biologji ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, të fituara në IAL në Shqipëri, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre.

 

  1. Nota mesatare për çdo diplomë të ciklit të parë dhe të dytë ose ekuivalente me ato, duhet të jetë të paktën 8.5 (tetë e pesë të dhjeta)

 

  1. Kriteret preferenciale të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik, të rendituara sipas preferencës si me poshtë:

 

  1. Kandidatët që kanë fituar gradën shkencore “PhD” në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre (në fushën e kërkuar).

2, Kandidatët të cilët kane fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri (në fushen e kërkuar).

  1. Kanditatët që ndjekin studimet e ciklit të tretë të Doktoratës.

 

III. Kritere të tjera

  1. Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ apo performancë jo të mirë qoftë edhe në një rast të vetëm të eksperiencës në punë, të mos jenë në proces gjyqësor me UV.

 

  1. Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, do të bëhët konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes. Koeficienti i ponderimit do të përcaktohet në varësi të nivelit të universitetit dhe të fushes së studimit.

 

  1. Vlerësimi me pikë do të bëhet duke u referuar tek:
  • Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë
  • Eksperienca në mësimdhënie në IAL në Shqipëri:
  • Botime
  • Referime:
  • Kurse kualifikimi
  • Njohuri të gjuhëve perëndimore
  • Studimet e ciklit të tretë të doktoratës në vijim
  • Faza e dytë: Intervista

 

  1. Tabela e pikëzimit të kritereve do të përgatitet paraprakisht nga komisioni i vlerësimit

 

Procedura dhe dokumentacioni për punësim.

 

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel akademik i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Degës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  2. Fotokopje të diplomës/diplomave, të noterizuar/a;
  3. Fotokopje të certificates së notave të noterizuar;
  4. Fotokoje të dëshmive të ndryshme kualifikimi, të noterizuara;
  5. Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare/ndërkombëtare profesionale, shkencore ose punime të tjera;
  6. Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
  7. Deklaratë nga kandidati aplikues për konfliktin e interesit;
  8. Preferohen dhe dy letra vlerësimi (jo domosdoshmerisht), nga vlerësues me grada dhe tituj.
  9. Dëshmi të gjendjes gjyqësore të lëshuar nga autoriteti përgjegjës apo vetedeklarim.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë  dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti i Shkencave Teknike

Kryesekretaria e Fakultetit

Vlorë

 

Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është 1(një) javë kalendarike pas shpalljes në faqen zyrtare të internetit të UV-së. Njoftimi shpallet edhe në vendet e njoftimeve në universitet.

Mbi zarf të shënohet pozicioni përse aplikohet.

Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

 

Procedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit të vendit të lirë të punës dhe përzgjedhja zhvillohet sipas përcaktimeve në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

  1. Një komision i veçantë ad hoc, i ngritur pranë Departamentit , sipas parashikimeve statutore dhe të vendimit 41/2016 të Senatit akademik, bën vlerësimin e dosjeve të dorëzuara nga kandidatët, dhe shpall kandidatët fitues.
  2. Kryesekretaria e Fakultetit të Shkencave Teknike bën njoftimin e kandidatëve fitues dhe atyre që nuk përzgjidhen (jo fitues).
  3. Kandidatët jo fitues kanë të drejtën e animimit tek Dekani brenda 5 ditëve pas marrjes dijeni të vendimit nga Komisioni ad hoc.
  4. Dekani i përcjell Rektorit listën përfundimtare të fituesve të shpallur nga Komisioni ad hoc, për lidhje të kontratës së punës.