njoftim punesim

Njoftim punësimi

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të plotë, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:

 

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE

 

  1. DEPARTAMENTI GJUHËS SHQIPE DHE LETËRSISË

 

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë (  një vend i lirë) si më poshtë:

 

1 (një) personel akademik për Gjuhë Shqipe

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Personel akademik me angazhim me kohë të plotë.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme

  • Kandidati duhet të jetë nga kategoria ” Profesor”
  • Të jete i profilizuar në fushën e gjuhësisë, profili Gramatikë e Gjuhës Shqipe
  • Të ketë botuar së paku një monografi.
  • Të ketë mesataren e notave në të tria ciklet e studimit , përfshirë edhe doktoratën me notë mesatare jo më pak se nëntë.
  • Të ketë përvojë të gjatë universitare në mësimdhënie
  • Të ketë përvojë të gjatë dhe pozitive institucionale
  • Të ketë eksperiencë në kërkimin shkencor , të demostruar edhe me trajnime pasuniversitare, seminare etj
  • Të jetë organizator apo këshillues shkencor, moderator i së paku një konference apo aktiviteti shkencor në nivel universitar
  • Të jetë udhëheqës shkencor i së paku një doktorate dhe i disa diplomave në nivelin Master
  • Të jetë bashkëpunëtor (ekspert i jashtëm ) në institucione të ndryshme publike ose jopublike të lidhura me arsimin e lartë, preferohen insitucione të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit

Vlerësimi bëhet sipas pikëve të mëposhtme:

 

  • Notë mesatare e përgjithshme:            0,5 pikë për çdo notë në intervalin 9-10;
  • Notë mesatare  e formimit profesional:           1 pikë me intervalin 9 – 10;
  • Përvojë në mësimdhënien universitare            1 pikë për çdo vit pune;
  • Përvojë në Kërkim shkencor                           1pikë për secilën                (projekte, organizim konferencash, seminaresh, udhëheqje doktoratash, oponenca);
  • Kualifikime pasuniversitare:                           1 pikë për çdo kualifikim;
  • Përvoja të tjera

(ekseprienca ndërinstitucionale)                      1 pikë për çdo 6 muaj;

  • Njohje e gjuhës së huaj:                                  1 pikë për çdo notë mbi 7;
  • Botime: artikuj të botuar brenda vendit në revista të njohura nga KKSH – 0,5 çdo artikull; të botuar jashtë vendit – 1 pikë çdo artikull; monografi e miratuar – 5 pikë;
  • Diploma Master:                                 15 pikë;
  • Diploma “Doktor i shkencave”:          30 pikë;
  • Titulli “Profesor i asociuar”                 40 pikë;
  • Titulli “Profesor”                                 45 pikë;
  • Të zotërojë aftësi të mira komunikimi dhe të etikës profesionale;
  • Të jetë bashkëpunues dhe i disponueshëm në punën në grup;

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

  1. DEPARTAMENTI SHKENCAVE KOMJUTERIKE

 

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë (  dy vende të lirë) si më poshtë:

 

2 (dy) personel akademik të profilit Teknologji Informacioni, Informatikë, Shkenca Kompjuterike.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Personel akademik me angazhim me kohë të plotë.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare, laborator
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Përzgjedhja e kandidatëve do bëhet duke respektuar prioritetet si më poshtë:

  • Kandidat të cilët zotërojnë titullin Profesor, Profesor i Asociuar dhe Doktor Shkencash.
  • Student në ciklin e studimeve Doktor Shkencash në profilet e Shkencave Kompjuterike brenda ose jashtë vendit.
  • Të diplomuar në Master i Shkencave në profilet e Shkencave Kompjuterike jashtë vendit të njohura dhe ekuivalentuara diplomat nga MAS.
  • Të diplomuar në Master i Shkencave dhe Bachelor në Universitetet publike brenda vendit,  në profilet sipas pozicioneve të përshkruara më sipër.
  • Kanditatët duhet të plotësojnë kriterin  mesatare aritmetike e të dyja diplomave të  Ciklit të Parë dhe të Dytë të Studimeve të jetë mbi notën 8.5.
  • Të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregulloren e  UV.

 

Vlerësimi i kandidatëve për punësim si staf akademik më kohë të plotë nw Departamentit të Shkencave Kompjuterike

 

 

  1. DEPARTAMENTI INXHINIERIVE DHE TEKNOLOGJISË DETARE

 

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë (  dy vende të lirë) si më poshtë:

 

2 (dy) personel akademik (të kategorisë Asistent – Lektor) në fushat e Inxhinierisë Mekanike/Navale.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Personel akademik me angazhim me kohë të plotë.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike në lëndë në fushat e Inxhinierisë Mekanike-Navale.
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Përpos kritereve të përgjithshme të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, kandidati në kategorinë Asistent-lektor duhet të plotësojë edhe kriteret e mëposhtme:

 

  1. Të zotëroj të paktën Diplomë Master i Shkencave ose Ekuivalente me të në fushën përkatëse, të fituar brenda ose jashtë vendit. Kandidatët me diploma të fituara jashtë vendit duhet të jenë të pajisur me dëshminë e njohjes dhe ekuivalentimit nga MAS, sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Të këtë mesataren e studimeve mbi 8 tetë, në studimet Bachelor dhe Master i Shkencave.
  3. Preferohen që kandidatët të njohin një prej pesë gjuhëve të Bashkimit Europian: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (niveli B1), ose me dëshmi të dokumentuar nga Universiteti i Tiranes (të paktën nota 8). Nëse Kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
  4. Preferohen kandidatët me tituj akademik Profesor dhe Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara.
  5. Preferohen kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet e doktoratës (në fushat e kërkuara) , ose janë në përfundim të studimeve të doktoratës (në fushat e kërkuara).
  6. Preferohen kandidatët që kanë fituar gradën shkencore PhD në Universitetet perëndimore apo Universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre (në fushën e kërkuar).
  7. Preferohen kandidatët me aktivitet botues dhe kërkimor – shkencor
  8. Preferohen kandidatët me eksperienca në koordinimin e projekteve kërkimore dhe te zhvillimit.

 

Vlerësimi bëhet sipas pikëve të mëposhtme:

 

Shkollimi

  • Për çdo 1/10 mbi notën mesatare 8 tetë – vlerësimi me 1 pikë.
  • Studime të thelluara pasuniversitare, SHPU, Master i Nivelit të Dytë ose ekuivalent i saj                                                                            10 pikë.
  • Doktoraturë në vazhdim në fushat e kërkuara.                                   30 pikë.

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik

 

  • Doktor i shkencave në fushat e kërkuara.                                           50 pikë.
  • PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara                       70 pikë.
  • Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara                                            70 pikë.
  • Profesor Doktor në fushat e kërkuara                                                 100 pikë.
  • Doktor i Shkencave në fusha të përafërta me fushat e kërkuara. (5 – 10 pikë, sipas përafërsisë me fushën e kërkuar, komisioni vlerësimit gjykon lidhur me përafërsinë me fushat e kërkuara)

 

Eksperienca ne IAL

  • Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike,

me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total,

me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë ne total.

 

Njohja e Gjuhes se Huaj

Për cdo gjuhë të huaj të njohur, dhe të certifikuar sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht (nota te paktën 8 ose niveli B1)                                  2 pikë

 

Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.

  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare                     2 pikë për çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore kombëtare                           1 pikë për çdo artikull.
  • Pjesëmarrje në hartimin dhe zbatimin e projekteve  ndërkombëtare të kërkim zhvillimit.                                                                       2 pikë   për çdo projekt

                                                                                            të koordinuar apo zbatuar.  

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

  1. Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:   Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Sektori i  Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit

Pozicioni përse aplikohet

  1. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
  • Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresënunivlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;
  • Jetëshkrim/ C.V;
  • Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
  • Kopje të noterizuar të gradës shkencore dhe titujve akademik.
  • Kopje të librezës së punës;
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit.
  • Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi të noterizuara të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
  • Dëshmi të noterizuara të njohjes së gjuhës së huaj (nëse e kërkon vendi i punës)
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop-e etj
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Aplikantët të cilët i dorëzojnë dokumentat të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacion s’kualifikohen menjëherë dhe nuk i nënshtrohen fazës së dytë.

 

  1. Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike (13.10.2017- 27.10.2017) pas publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  2. Përgjegjësi i Sektorit të Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit brenda dy ditëve pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve tërheq nga zyra e protokollit dosjet e kandidatëve dhe i përcjell tek kryetari i komisionit Ad-hoc.
  3. Konkurimi do të kalojë në dy faza, me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.

 

1.-Formular-aplikimi-per-personel-akademik

2.-Formular-aplikimi-per-personel-administrativ