njoftime

[:sq]Relacion mbi udhëtimin në Clausthal 08-11 Tetor[:en]Report on trip to Clausthal 08-11 October[:]

[:sq]

Relacion mbi udhëtimin në Clausthal 08-11 Tetor

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë me përfaqësues Rektorin e Universitetit Prof. Dr. Roland Zisi dhe Zv. Rektorin Ph.D. Enkelejd A. Mëhilli  zhvilluan një takim mjaft të rëndësishëm dy ditor pranë Universitetit Clausthal në Gjermani me përfaqësuesit e tyre  kryesisht Pedagog dhe Përgjegjësa Departamenti.

Së pari u takuan me Pedagogun e Ekonomikut Prof. Mathias Erlei me të cilin diskutuan:

 

  • Nënshkrimin e një marrëveshje të re ndërmjet Fakultetit të Ekonomisë së UV-së dhe Fakultetit të Energjisë dhe Shkencave Ekonomike të Clausthal;
  • Nënshkrimin e një marrëveshje ERASMUS për mobilitete stafi dhe studentësh për të cilën Prof. Erlei ishte dakort me propozimin që ju parashtrua, por i duhej dhe opinioni i pedagogëve të tjerë të Fakultetit për t’a aprovuar këtë marrëveshje;
  • Transferim Know-how për përmisimin e kërkimit shkencor dhe cilësisë në Universitetin tonë. Në këtë aspekt prof. Erlei nuk kishte mundësi por ofroi kontaktet e nevojshme për diskutimin me personat përkatës;
  • Përgatitja e një Konference të përbashkët për të cilën prof. Erlei u shpreh se duhen 4 (katër) pedagogë të së njëjtës fushë 2 (dy) nga UV dhe 2 (dy) nga Universiteti Clausthal të cilëve do ju duhej një punë të paktën një vjeçare për ta realizuar me sukses;
  • Realizimi i ciklit të tretë të studimeve nga pedagog të UV-së një nga propizmet e rradhës të cilës Prof. Erlei Ju përgjigj që stafi i UV-së mund të ndjekë leksionet pranë Clausthalit por me shpenzimet e vet individit.

Së dyti u takuan me Kryetarin e Bashkisë së Goslar Z. Burkhard Siebert, ku nga ana e tij u prezantua qyteti Goslar një qytet ky historik në Gjermaninë qendrore. Goslar është vlerësuar si pasuri e trashgimisë kulturore të njerëzimit i cili mbrohet prej shumë vitesh nga UNESCO.

Nga ana jonë ju prezantua qyteti i Vlorës, vlerat historike që mbart ky qytet, bukuritë natyrore të tij dhe potencialet që ka Vlora për zhvillimin e turizmit. Një  prezantim i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë i cili mban emrin e figurës që udhëhoqi Rilindjen Kombëtare në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Prof. Dr. Roland Zisi informoi Z. Burkhard Siebert se do të diskutonte me Kryetarin e Bashkisë Vlorë Z. Dritan Leli per një bashkëpunim dinjitoz në aktivitetet kulturore sociale midis dy (2) qyteteve.

 

Së treti takimi vijoi me Prof. Dr. Arnold Adam në Institutin e Kimisë Analitike Inorganike.

Prof. Dr. Adam së pari falenderoi Rektorin dhe Zv. Rektorin e UV-së që ftesa për bashkëpunim kësaj rradhe ishte nga Universiteti “Ismail QemalI” Vlorë dhe jo nga Clausthal si më përpara. Gjatë takimit ata diskutuan:

 

  • Mënyrat për përmirsimin e implementimit të marrëveshjes që është firmosur disa vite më parë;
  • Nënshkrimin e një marrëveshje ERASMUS për mobilitete të stafit dhe studentëve;
  • Transferim Know-how për përmisimin e kërkimit shkencor, laboratoreve, cilësinë etj;
  • Transferim Know-how për adoptimin dhe përmisimin e kurrikulave me qëllim që ti përshtaten tregut si dhe ecurisë së kërkesave të teknologjisë;
  • Dërgimin e stafit të UV-së pë trajnim pranë laboratoreve të tyre;
  • Përfaqsuesit e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë i bënë të ditur disa nga problemet e UV- duke parashtruar kërkesën për libra, pajisje laboratorike dhe ende laboratorike për laboratorin e Kimisë;
  • Për një shkëmbim eksperiencash ku pedagog të UV-së të ndjekin leksione pranë Clausthal, si dhe pedagog të Clausthal të japin eksperiencën e tyre pranë UV-së;
  • Kërkesa për zhvillimin e doktoraturës së një pedagogu të UV në Clausthal By Distance.

Për sa më sipër Prof. Dr. Adam shprehu gatishmërin për ndihmën e tij për përmbushjen e kërkesave tona dhe implementimin e tyre, dhe ishte mjaft i hapur për një bashkëpunim midis dy universiteteve. Prof. Adam nënvizoj implementimin e avashtë të marrëveshjes dhe ishte i hapur për diskutimin e çdo lloj ndihme që Universiteti i Vlorës do i kërkonte. Për këtë arsye ishte dakord për të na ofruar ndihmën e tij si ai ashtu edhe Prof. Dr. Mimoza Gjika si për përmirsimin e kërkimit shkencor ashtu edhe për përmirsimin e kurrikulave dhe përmirsimin e kapaciteteve të stafit akademik. Për kërkesën e Universitetit të Vlorës për libra, laborator dhe paisje laboratorike ishte disponibël por pasi ta diskutonte këtë çështje me personat më lart tij. Së fundi, për kërkesën e UV për promovimin e një pedagogu të UV (të bëj doktoraturë në Clausthal) Prof. Adam tha se do ishte e mundur të ndodhi vetëm në qoftëse kandidati do përmbushi kriteret që Clausthal ka. Çështjet financiare për mbulimin e shpenzimeve u lanë për tu diskutuar në një kohë të dytë me personat përgjegjës të Clausthal.

Përveç takimeve të sipërpërmendura, përfaqsuesit e UV diskutuan me student të këshillit studentor të Clausthal për ndihmën që ata mund ti ofrojn Këshillit studentor që po ngrihet në UV. Të dy palët ranë dakord për diskutime të mëtejshme.

[:en]Third, the meeting continued with Prof. Dr. Arnold Adam at the Institute of Inorganic Analytical Chemistry.

Prof. Dr. Adam first thanked the Rector and Deputy. The Rector of the UVC that the invitation for cooperation this time was from Ismail QemalI University in Vlora and not from Clausthal as before. During the meeting they discussed:

  • Ways to improve the implementation of the agreement that was signed several years ago;
  • Signing an ERASMUS agreement for staff and student mobility;
  • Transfer know-how for the improvement of scientific research, laboratories, quality etc;
  • Transfer know-how to adopt and improve curricula in order to adapt to the market as well as the progress of the technology requirements;
  • Delivery of UV staff for training at their laboratories;
  • Representatives of “Ismail Qemali” University in Vlora announced some of the problems of UV by submitting a request for books, laboratory equipment and still laboratory for the Chemistry laboratory;
  • For an exchange of experiences where UV tutors attend lectures near Clausthal, as well as Clausthal lecturer to give their experience at UV;
  • Demand for doctoral development of a UV tutor at Clausthal By Distance.

For the above Prof. Dr. Adam expressed readiness for his assistance in meeting our requirements and their implementation, and was open to cooperation between the two universities. Prof. Adam underlined the imminent implementation of the deal and was open to discuss any kind of assistance that the University of Vlora would ask for. For this reason he agreed to offer us his help both he and Prof. Dr. Mimoza Gjika as to improve the research and improve the curricula and improve the capacities of the academic staff. For the University of Vlora’s request for books, labs and laboratory equipment was available but after discussing this with the persons above. Finally, the UV requirement for promoting an UV pedagogue (to do doctorate in Clausthal) Prof. Adam said it would only be possible if the candidate would meet the criteria Clausthal has. Financial issues for covering expenses were left to be discussed at a second time with Clausthal’s responsible persons.

In addition to the aforementioned meetings, UV representatives discussed with students of the Clausthal student council for the assistance they could offer to the student council that is rising to UV. The two sides agreed to further discussions.[:]