Thirrje per Aplikim per Mobilitet prane Universitetit te Liezhit


Thirrje për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Liezh-it, Belgjikë.

 

 

Studentët që studiojnë në programet e studimit Master, ose që janë duke aplikuar për ndjekjen e studimeve master, në Departamentin e Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare, Universiteti ‘Ismail Qemali”, Vlorë (UV), si dhe zoterojnë Diplomë Bachelor në Inxhinieri Navale ftohen të aplikojnë për një bursë mobiliteti 5 mujore, në nivel Master,  në Universitetin e Liezh-it, Belgjikë (BE).

FORMULAR APLIKIMI: Formular Aplikimi-UniLiege

Mobiliteti për studentët përfshin qëndrimin prej pesë muajsh për të kryer studimet për një semestër, në programet Master në fushat e  Inxhinierisë Navale, të ofruara nga Universiteti i Liezhit. Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (UoL), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV).

 

Bursa përfshin:

– Kompensimin mujor (800 EUR/muaj);

– Shpenzimet e udhëtimit (275 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme: http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm).

 

Më shumë informacion rreth universitetit pritës (UoL) do të gjeni në: https://www.uliege.be/cms/c_8699436/en/portail-uliege

 

Për të aplikuar, studentët e interesuar duhet të paraqesin brenda datës 22.10.2017, ora 12:00, pranë sekretarisë mësimore të Departamentit të Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare, dokumentet e mëposhtme:

 

  1. Kopje të dokumentit identifikues
  2. Vërtetim studenti, ose kopje te mandatit të Aplikimit për studimet Master në Departamentin e Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare, për këtë vit akademik.
  3. Listë notash (te Studimeve Bachelor ose provimeve të shlyera në programin e studimit Master)
  4. Dëshmi e njohjes së gjuhës Angleze, sipas testeve të njohura ndërkombëtarisht.
  5. Letër motivimi
  6. Dy letra rekomandimi nga profesorë që kanë ndjekur veprimtarinë e studentit.

 

Për përzgjedhjen e kandidatëve fitues, do të ngrihet një komision vlerësues, në përbërje të të cilit do të ketë anëtarë të Departamentit të Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare si dhe anëtarë të jashtëm nga departamente të tjera nga  Fakulteti i Shkencave Teknike.

 

 

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet mbi bazën e kritereve tëmëposhtme (radhitur sipas rëndësisë):

 

  1. Merita akademike (Nota Mesatare te pakten 7).

 

  1. Kompetenca gjuhësore (Niveli B1 i njohjes së Gjuhës Angleze, kriter i vendosur nga Universiteti pritës).

 

  1. Cikli i studimeve.

 

Përpara fillimit të mobilitetit kandidatët fitues plotësojnë një Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon dhe universitetit të origjinës, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, mund t’i referoheni broshurës së programit Erasmus +, http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/sites/erasmusplus/files/library//guide-credit-mobility_en.pdf ose të kontaktoni me Dr. Blenard Xhaferaj, person kontakti për projektin.

 

SHKARKO FORMULARIN E APLIKIMIT: Formular Aplikimi-UniLiege