FSHT – Departamenti i Shkencave Detare

Mirë se erdhët në Departamenti i Shkencave Detare!

Departamenti i Shkencave Detare është krijuar në Tetor 1998. Në degën “Navigacion” studentët e parë nisën formimim e tyre 4-vjeçar në vitin akademik 1998-1999. Profili “Navigacion dhe “Peshkim Detar” u hap për herë të parë në vitin akademik 2002-2003, që konkretisht ndahet në “Navigacion” në vitin e tretë të studimeve. Kështu që studentët e Departamentit të Shkencave Nautike u diplomuan për herë të parë si navigatorë në vitin akademik 2001-2002 dhe navigatorë dhe peshkim detar në vitin akademik 2005 -2006.

  1. Projekti Tempus:  Mbi përmiresimin e kurikulave të programeve mësimore  në harmonizim me ndryshimet e STCW (Manila 2010).

 Financuesi i Projektit: Programi TEMPUS

Kodi i Projektit – 2013-1-ME-TEMPUS-JPCR.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit: Të sigurojë burime njerëzore kompetente dhe të kualifikuara në sektorin detar nëpërmjet modernizimit të Arsimit të lartë Detar në Malin e Zi dhe në Shqipëri.

Palët e përfshira në Projekt: Institucionet bashkëpunuese në projekt: Fakulteti i Marinës (Kotor- Mal i Zi), Fakulteti i Shkencave Teknike (Universiteti i Vlorës), Universiteti i Shkodrës, Fakulteti i Detarisë (Portorose, Slloveni), Universiteti i Barcelonës (Spanjë), Universiteti Detar i Kostancës (Rumani).

  1. Projekti: Albanian Maritime International Competitivenes Initiative

 Finacuesi – Qeveria  Norvegjeze  në kuadrin e programit HERD (Higher Education, Research and Developement)

 Qëllimi i përgjithshëm i projektit: Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është rritja e shkallës së konkurencës ndërkombëtare të detarisë Shqiptare, nëpërmjet bashkpunimit në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor me aktorë të spikatur ndërkombëtar të sektorit detar në përgjithësi dhe atij offshore në vecanti, duke ofruar në këtë mënyrë një kontribut në rritjen e përgjithshme ekonomike dhe zhvillimet sociale në Shqipëri.

Palët e përfshira në Projekt: Universiteti i Vlorës dhe Aalesund University College, Norway