ZYRAT – Zyra Akademike

Zyra Akademike koordinon gjithë veprimtarinë akademike të UV”Ismail Qemali’Vlorë.

Funksioni i kësaj zyre përmbledh këto detyra specifike:

Krijon dhe monitoron Komisionin e Ripranimeve dhe Transferimeve të studentëve nga IAL Publike dhe Private te Akredituara brenda dhe jashtë vendit,si dhe për Programe të Ciklit të Dytë të studimit bazuar mbi Rregulloren e UV”Ismail Qemali’Vlorë;
KREU V; Neni 41,42,44

KREU VI; Neni 56,57,58,59.

Monitoron dhe mban në nivel bashkohor katalogun e studentit.

Organizon gjithë proçedurat e apelit për anën Akademike;
Proçedurat dhe Kriteret për Promovim në UV”Ismail Qemali’Vlorë bazuar në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e kësaj proçedure.
KREU II; Neni 8

Proçedura e Rregjistrimit të Kandidatëve për studime të Doktoraturës bazuar në Rregulloren për Organizimin e Programeve të studimit të Doktoraturës në UV’Ismail Qemali”Vlorë.
Neni 3; pika 3,4,5,6

Arshivon dosjet e pedagogëve të UV”Ismail Qemali”Vlorë mbi aktivitetin e tyre Kërkimor-
Shkencor,sipas kësaj përmbajtje:

Fletë e përmbajtjes së dosjes.
CV personale e pedagogut(më e fundit).
2 fotografi.
1 fotokopje dokumenti identifikimi.
Artikuj të botuar në Proçeedings me ISBN dhe ISSN.
Çertifikata pjesmarrje në Konferenca brenda dhe jashtë vendit.
Referenca dhe botime(në libra,monografi,cikle leksionesh).
Çdo aktivitet Kërkimor-Shkencor i pedagogëve është i pasqyruar në një Rregjistër Korrespodence (së shpejti do të pasqyrohen edhe në rregjistër elektronik).

Depozitohen Planet mësimore,Programet dhe Syllabuset e lëndëve për të gjithë vitin
akademik në UV”Ismail Qemali”Vlorë.

Zyra Akademike për çdo detyrë të saj në funksion bashkëpunon me Zv.Rektorin,Pergjegjesen e Sektorit te Kurikullave dhe Maredhenieve me Studentet,Dekanët e Fakulteteve,Shefat e Departamenteve,Sekretaritë mësimore dhe Zyrën e Rregjistrimit.

ZYRA AKADEMIKE

Sp. Ledja Çelaj