njoftime

Takimi i Shoqatës Sportive Studentore

Ditën e Premte datë 03.11.2017 në ambjentet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës, u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të Shoqatave Sportive Studentore të Universiteteve Shqiptare. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë u përfaqësua nga Z. Gjergji Iliadhi kordinator i aktiviteteve sportive pranë Sektorit të Komunikimit dhe Publikimeve. Ky takim kishte si qëllim vendosjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis universiteteve, shkëmbimin e eksperiencave si dhe angazhimin sa më të gjerë të studentëve në jetën studentore sportive. Si akt shumë i rëndësishëm i ketij takimi ishte themelimi i Federatës Shqiptare Sportive Universitare.
Me votim të fshehtë u zgjodhë Presidenti si dhe 4(katër) anëtarët e Komitetit drejtues të Federatës:
Besnik Veliu : President (kryetar ) -Universiteti i Tiranës
Gjergji Iliadhi : Anëtar – Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
Ulpian Hoti : Anëtar – Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës
Mimoza Tare : Anëtar – Universiteti Universiteti i Tiranës)
Taulant Spahiu: Anëtar – Universiteti i Mjeksisë Tiranë