Njoftim punësimi


NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:

 

 

FAKULTETI I EKONOMISË

 

  1. DEPARTAMENTI I BIZNESIT

 

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme (4 vende të lirë) si më poshtë:

 

4 (katër) personel akademik

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie e lëndëve të marketingut që zhvillohen në programin mësimor të ciklit të dytë të studimit Master Profesional në Marketing.
  1. Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 

Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik:

 

  1. Kandidati duhet të zotërojë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në Marketing, ose të paktën diplomën “Master i Shkencave” në Marketing, diplomën “Bachelor në Marketing”, ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Marketingut, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin
  2. Kandidati qe zotëron diplomën “Master i Shkencave” në Marketing, ose ekuivalente me të duhet të jetë domosdoshmërisht në përfundim të studimeve të doktoratës në fushën e Marketingut.
  3. Kandidati qe zotëron diplomën “Bachelor në Marketing” ose ekuivalente me të, duhet domosdoshmërisht që këto diploma të kenë formën e studimit me kohë të plotë.
  4. Mesatarja e diplomave që zotëron të jetë jo më pak se 9 (nëntë).
  5. Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.
  6. Të gjitha diplomat që zotëron të jenë domosdoshmërisht në marketing. Mosplotësimi i këtij kushti sjell skualifikimin direkt të kandidatit.

 

 Parimet preferenciale të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të rendituar sipas preferencës si më poshtë:

 

  1. Kandidatët me tituj akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe ata që kanë fituar gradën shkencore “PhD” në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre.
  2. Kandidatët të cilët kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri.

 

Kritere të tjera si më poshtë:

 

  1. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  2. Kandidatët të kenë patur eksperienca të mëparshme të mësimdhënies. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet me së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  3. Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ apo performancë jo të mirë qoftë edhe në një rast të vetëm të eksperiencës në punë.
  4. Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë në punë.
  5. Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, apo të institucionit ku ka punuar.
  6. Të plotësojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.

 

  1. Sistemi i pikëzimit për vlerësimin e dosjeve të kandidatëve:

 

  1. Në fazën e parë bëhet vlerësimi me pikë duke ju referuar rezultateve të shkollimit për çdo diplomë që zoteron kandidati, eksperiencës në mësimdhënie, aktivitetit shkencor, studimeve të ciklit të tretë, gradës shkencore dhe titujve akademikë si më poshtë:

Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në IAL në Shqipëri:

  • Për diplomën “Bachelor” 0,5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9 -10.
  • Për diplomën “4-vjeçare” 0,75 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “5-vjeçare” 1 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “Master i Shkencave” apo “Master i Nivelit të Dytë” 0.5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  1. Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë të fituar në universitetet perëndimore:
  • Për diplomën “Bachelor” 0,75 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “4-vjeçare” 1 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “5-vjeçare” 1,5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “Master i Shkencave” 0,75 pikë për çdo1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  1. Eksperienca në mësimdhënie në IAL në Shqipëri:
  • Me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo me më shumë se 5 pikë në total.
  • Me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo me më shumë se 2 pikë në total.
  1. Aktiviteti shkencor:
  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti 5 pikë çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare me bord editiorial 2 pikë çdo artikull.
  1. Grada Shkencore dhe tituj akademikë:
  • Doktor i Shkencave 50 pikë.
  • PhD në universitetet perëndimore apo Profesor i Asociuar 70 pikë.
  • Profesor i Asociuar 100 pikë,
  • Profesor Doktor 150 pikë
  1. Komisionet ad-hoc janë përgjegjëse për respektimin e kritereve dhe për proceduren e konkurimit. Këto komisione në çdo rast kanë të drejtë të kërkojnë dokumentacion shtesë për vërtetësinë e dosjes dhe të deklarimeve.
  2. Në fazën e dytë, bëhet vlerësimi me pikë duke iu referuar intervistës me gojë e cila vlerësohet në intervalin nga 1-10 pikë.

 

 

  1. DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT

 

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme (4 vende të lirë) si më poshtë:

 

4 (katër) pedagog

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: Mësimdhënie e lëndëve të marketingut që zhvillohen në programin mësimor të ciklit të dytë të studimit Master Profesional në Marketing.
  1. Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 

Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik:

 

  1. Kandidati duhet të zotërojë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në Ekonomi, ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Ekonomiksit, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin.
  2. Mesatarja e diplomave që zotëron të jetë jo më pak se 9 (nëntë).
  3. Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.
  4. Të gjitha diplomat që zotëron të jenë domosdoshmërisht në ekonomiks. Mosplotësimi i këtij kushti sjell skualifikimin direkt të kandidatit.

 

Parimet preferenciale të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të rendituar sipas preferencës si më poshtë:

 

  1. Kandidatët me tituj akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe ata që kanë fituar gradën shkencore “PhD” në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre.
  2. Kandidatët të cilët kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri.

 

Kritere të tjera si më poshtë:

  1. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  2. Kandidatët të kenë patur eksperienca të mëparshme të mësimdhënies. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet me së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  3. Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ apo performancë jo të mirë qoftë edhe në një rast të vetëm të eksperiencës në punë.
  4. Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë në punë.
  5. Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, apo të institucionit ku ka punuar.
  6. Të plotësojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.

 

  1. Sistemi i pikëzimit për vlerësimin e dosjeve të kandidatëve:
    1. Në fazën e parë bëhet vlerësimi me pikë duke ju referuar rezultateve të shkollimit për çdo diplomë që zoteron kandidati, eksperiencës në mësimdhënie, aktivitetit shkencor, studimeve të ciklit të tretë, gradës shkencore dhe titujve akademikë si më poshtë:

Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në IAL në Shqipëri:

  • Për diplomën “Bachelor” 0,5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9 -10.
  • Për diplomën “4-vjeçare” 0,75 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “5-vjeçare” 1 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “Master i Shkencave” apo “Master i Nivelit të Dytë” 0.5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
    1. Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë të fituar në universitetet perëndimore:
  • Për diplomën “Bachelor” 0,75 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “4-vjeçare” 1 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “5-vjeçare” 1,5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “Master i Shkencave” 0,75 pikë për çdo1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
    1. Eksperienca në mësimdhënie në IAL në Shqipëri:
  • Me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo me më shumë se 5 pikë në total.
  • Me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo me më shumë se 2 pikë në total.
    1. Aktiviteti shkencor:
  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti 5 pikë çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare me bord editiorial 2 pikë çdo artikull.
    1. Grada Shkencore dhe tituj akademikë:
  • Doktor i Shkencave 50 pikë.
  • PhD në universitetet perëndimore apo Profesor i Asociuar 70 pikë.
  • Profesor i Asociuar 100 pikë,
  • Profesor Doktor 150 pikë
    1. Komisionet ad-hoc janë përgjegjëse për respektimin e kritereve dhe për proceduren e konkurimit. Këto komisione në çdo rast kanë të drejtë të kërkojnë dokumentacion shtesë për vërtetësinë e dosjes dhe të deklarimeve.
    2. Në fazën e dytë, bëhet vlerësimi me pikë duke iu referuar intervistës me gojë e cila vlerësohet në intervalin nga 1-10 pikë.

 

 

  1. DEPARTAMENTI I FINANCËS DHE KONTABILITETIT

 

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme (5 vende të lirë) si më poshtë:

 

3 (tre) pedagog të fushës së kontabilitetit

2(dy) pedagog të fushës së Financës

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike:

 

  1. Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 

Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik:

 

  1. Kandidati duhet të zotërojë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në Ekonomi, ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Financës, për aplikantët për stafin akademik me kohë të pjesshme të fushës së financës dhe kandidati duhet të zotërojë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në Ekonomi, ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Kontabilitetit, për aplikantët për stafin akademik me kohë të pjesshme të fushës së kontabilitetit,  në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja, të njohura për nivelin.
  2. Mesatarja e diplomave që zotëron të jetë jo më pak se 9 (nëntë).
  3. Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.
  4. Të gjitha diplomat që zotërojne aplikantët për pedagogë më kohë të pjesshme në fushën e Financës të jenë domosdoshmërisht në Financë. Mosplotësimi i këtij kushti sjell skualifikimin direkt të kandidatit.
  5. Të gjitha diplomat që zotërojne aplikantët për pedagogë më kohë të pjesshme në fushën e Kontabilitetit të jenë domosdoshmërisht në Kontabilitet. Mosplotësimi i këtij kushti sjell skualifikimin direkt të kandidatit.

 

Parimet preferenciale të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të rendituar sipas preferencës si më poshtë:

 

  1. Kandidatët me tituj akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe ata që kanë fituar gradën shkencore “PhD” në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre.
  2. Kandidatët të cilët kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri, për aplikantët në fushën e Kontabilitetit.
  3. Kandidatët të cilët kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri me drejtim doktorature në “Pasuritë e Paluajtshme” apo në “Sigurime”, për aplikantët në fushën e Financës.

Kritere të tjera si më poshtë:

 

  1. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  2. Kandidatët të kenë patur eksperienca të mëparshme të mësimdhënies. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet me së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  3. Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ apo performancë jo të mirë qoftë edhe në një rast të vetëm të eksperiencës në punë.
  4. Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë në punë.
  5. Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, apo të institucionit ku ka punuar.
  6. Të plotësojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.
  7. Sistemi i pikëzimit për vlerësimin e dosjeve të kandidatëve:

 

  1. Në fazën e parë bëhet vlerësimi me pikë duke ju referuar rezultateve të shkollimit për çdo diplomë që zoteron kandidati, eksperiencës në mësimdhënie, aktivitetit shkencor, studimeve të ciklit të tretë, gradës shkencore dhe titujve akademikë si më poshtë:

Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në IAL në Shqipëri:

  • Për diplomën “Bachelor” 0,5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9 -10.
  • Për diplomën “4-vjeçare” 0,75 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “5-vjeçare” 1 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “Master i Shkencave” apo “Master i Nivelit të Dytë” 0.5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
    1. Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë të fituar në universitetet perëndimore:
  • Për diplomën “Bachelor” 0,75 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “4-vjeçare” 1 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “5-vjeçare” 1,5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “Master i Shkencave” 0,75 pikë për çdo1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
    1. Eksperienca në mësimdhënie në IAL në Shqipëri:
  • Me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo me më shumë se 5 pikë në total.
  • Me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo me më shumë se 2 pikë në total.
    1. Aktiviteti shkencor:
  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti 5 pikë çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare me bord editiorial 2 pikë çdo artikull.
    1. Grada Shkencore dhe tituj akademikë:
  • Doktor i Shkencave 50 pikë.
  • PhD në universitetet perëndimore apo Profesor i Asociuar 70 pikë.
  • Profesor i Asociuar 100 pikë,
  • Profesor Doktor 150 pikë
    1. Komisionet ad-hoc janë përgjegjëse për respektimin e kritereve dhe për proceduren e konkurimit. Këto komisione në çdo rast kanë të drejtë të kërkojnë dokumentacion shtesë për vërtetësinë e dosjes dhe të deklarimeve.
    2. Në fazën e dytë, bëhet vlerësimi me pikë duke iu referuar intervistës me gojë e cila vlerësohet në intervalin nga 1-10 pikë.

 

 

  1. Afati i pranimit të aplikimeve është 1(një) javëkalendarike pas shpalljes në faqen zyrtare të internetit të UV-së. Njoftimi shpallet edhe në vendet e njoftimeve në universitet.

 

  1. Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti: Ekonomisë

Departamenti ku drejtohet aplikimi

Sheshi “Pavaresia” Skele-Vlore

Mbi zarf të shënohet pozicioni përse aplikohet.

Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

 

  1. Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Curriculum vitae
  3. Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare (fotokopje të noterizuara).
  4. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent.
  5. Dëshmi apo diploma të studimeve të tjera dhe kualifikimeve, të gradave dhe titujve (fotokopje të noterizuara).
  6. Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohjeje.
  7. Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  8. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, ëorkshop, etj.
  9. Dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja (të noterizuar)
  10. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  11. Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
  12. Raport mjekësor për aftësitë në pune.
  13. Deklaratë personale që nuk figuron në proces gjyqësor me UV.

 

 

  1. Procedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit të vendit të lirë të punës. Konkurimi do të kalojë në dy faza, me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.