NJOFTIM
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shpall konkursin për 1(një) vend të lirë pune, për punonjësndihmës akademik me karakter mësimor(Laborant), me angazhim me kohë të plotë, si më poshtë:
FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE
- QENDRA KËRKIMORE SHKENCORË
1 (një vend i lirë) Personel ndihmës akademik me karakter mësimor (Laborant me arsim të Lartë|, me angazhim me kohë të plotë
Lloji i diplomës “Arsim i Lartë”
– Paga e grupit sipas nivelit arsimor universitar;
– Shtesë mbi pagën e grupit për vjetërsi në punë në masën 2% për çdo vit pune;
– Kategoria e pagës IV-b.
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
Laboranti i Qendrës Kërkimore Shkencore do të përgjigjet për mbarëvajtjen dhe funksionimin e realizimit të kërkimit shkencor pranë kësaj qendre.
- Për t’u punësuar në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, kandidati për punësim duhet të plotësoj së pari këto kërkesa të përgjithshme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):
- Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
- Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
- Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
- Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.
Kandidati i cili nuk plotëson kriteret bazë dhe kërkesat e përgjithshme ( neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores) s’kualifikohet nga konkurimi.
- Kritere bazë të përcaktuara nga Njësia bazë:
- Të zotërojë diplomën “Master i Shkencave” në Bioteknologji, me mesatare jo më pak se 7 (shtatë).
- Kandidati duhet të zotërojë diplomën “Bachelor” në fushën përkatëse.
- Të zotërojë një gjuhë të huaj perëndimore të dokumentuar nga UT ose institucione të njohura ndërkombëtare.
- Të ketë njohuri mbi ambjentet dhe pajisjet laboratorike.
- Të kenë njohuri të mira dhe aftësi për të punuar me programet kompjuterike.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
- Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.
- Të mos jetë marrë më parë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.
- Të mos kenë vepruar ose propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe te shkruar, rrjetet sociale etj.
Mosplotësimi i një prej kritereve bazë të përzgjedhjes sjell skualifikimin e kandidatit.
- Kriteret preferenciale të përzgjedhjes si më poshtë:
- Të ketë eksperiencë pune të ngjashme për vendin që kandidon.
- Të kenë qenë pjesë e hartimit dhe implementimit të projekteve të ndryshme
- Të ketë qenë pjesmarrës në konferenca ndërkombëtare, seminare, ëorkshop-e etj.
- Të kenë artikuj shkencorë të botuar në revista shkencore brena dhe jashtë vendit.
- Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit për personel ndihmës akademik me karakter mësimor i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën ëëë.univlora.edu.al;
- Kopje e leternjoftimit;
- Curriculum vitae
- Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare (fotokopje të noterizuara).
- Dëshmi apo diploma të studimeve të tjera dhe kualifikimeve,
- Dëshmi penaliteti ose deklarate vetdeklarimi
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, ëorkshop. etj.
- Dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja (të noterizuar)
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
- Raport mjekësor për aftësitë në pune.
- Deklaratë personale që nuk figuron në proces gjyqësor me UV.
Kandidati i cili ka mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të shqyrtohet nga komisioni.
- Njoftimi publikohet në website-in zyrtar të Universitetit dhe në APP.
- Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:
Universiteti “Ismail Qemali”
Rektorati
Pozicioni përse aplikoni
Sheshi “Pavaresia” Skelë – Vlorë
Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi
- Afati i fundit i pranimit të dokumentave në UV është data 05. 11. 2017.
Zarfat e ardhur pas kësaj date nuk do t’i kalohen komisionit për vlerësim.
- Proçedura e konkurimit do të kaloj në dy faza. Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i dosjeve dhe në fazën e dytë do të jetë intervista.
Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlersimit të dosjeve por nuk paraqitet në fazen e dytë, atë të intevistës s’kualifikohet nga konkurimi.