njoftime Thirrje

Ftesë për Negociatë, “Për Realizimin e kronikave televizive të veprimtarisë që zhvillohet në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, për një periudhë një vjeçare”

ORGANEVE TË MASMEDIAS/TELEVIZIONEVE

Në zbatim dhe mbështetje të nenit 7 pika 1/b, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, pika 9, Vendim Nr. 1195, datë 05.08.2008, të Këshillit të Ministrave “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetim nga Operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore”, Vendim S.A. Nr. 22, datë 05.03.2025, Vendim B.A. Nr. 22, datë 12.03.2025, të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, shkresës së Rektores Nr. 1045 Prot., datë 02.04.2025 “Mbi realizimin e kronikave televizive të veprimtarisë  që zhvillohet në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, për një periudhë një vjeçare”, si dhe Urdhrit të Administratorit Nr. 52 Prot., datë 05.05.2025 me Nr. 1045/1 Prot. “Ngritje komisioni për realizimin e kronikave televizive të veprimtarisë që zhvillohet në UV”.

Ju dërgon këtë ftesë për pjesëmarrje Për Realizimin e kronikave televizive të veprimtarisë  që zhvillohet në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, për një periudhë një vjeçare.

OBJEKTI: “Për Realizimin e kronikave televizive të veprimtarisë  që zhvillohet në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, për një periudhë një vjeçare”

Periudha e realizimit: 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.

Afati përfundimtar: Për paraqitjen e konfirmimeve nga Media, Organe të Masmedias/televizioneve, është më datë: 09.05.2025, ora 11:00

Ftesa per negociata – web publikim