ORGANEVE TË MASMEDIAS/TELEVIZIONEVE
Në zbatim dhe mbështetje të nenit 7 pika 1/b, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, pika 9, Vendim Nr. 1195, datë 05.08.2008, të Këshillit të Ministrave “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetim nga Operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore”, Vendim S.A. Nr. 22, datë 05.03.2025, Vendim B.A. Nr. 22, datë 12.03.2025, të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, shkresës së Rektores Nr. 1044 Prot., datë 02.04.2025 “Mbi realizimin dhe transmeimin e emisioneve televizive, reklamave, spoteve publicitare, regjistrimin e kronikave speciale të veprimtarisë që zhvillohet në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë”, si dhe Urdhrit të Administratorit Nr. 51 Prot., datë 05.05.2025 me Nr. 1044/1 Prot. “Ngritje komisioni për realizimin e transmetimin e emisioneve televizive, reklamave, spoteve publicitare, regjistrimin e kronikave speciale në UV”.
Ju dërgon këtë ftesë për pjesëmarrje për realizimin dhe transmeimin e emisioneve televizive, reklamave, spoteve publicitare, regjistrimin e kronikave speciale të veprimtarisë që zhvillohet në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
OBJEKTI: “Për realizimin e transmetimin e emisioneve televizive, reklamave, spoteve publicitare, regjistrimin e kronikave speciale të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë”
Periudha e realizimit: 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
Afati përfundimtar: Për paraqitjen e konfirmimeve nga Media, Organe të Masmedias/televizioneve, është më datë: 09.05.2025, ora 12:00
Ftese per Negociate procedure – WEB postim