njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për stafin e UV-së në “International Center of Professional Studies” në Serbi

Thirrje mobiliteti për stafin e UV-së në “International Center of Professional Studies” në Serbi.

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “International Center of Professional Studies” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

 

Mobiliteti përfshin:

– Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie.

– Numri i kuotave: 2 (dy).

– Periudha e mobilitetit: 7 ditë (5+2) gjatë semestrit pranverë 2025.

– Dieta ditore: 140 Euro/ditë.

– Shpenzime udhëtimi: 180 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Kriteret për aplikantët:

      Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV, i cili lidhet me fushat sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 0913 Nursing and Midwifery.

      Njohja e gjuhës angleze minimumi niveli B2.

 

Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’(https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf)

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

      Formular i aplikimit.

      Kopje të pasaportës.

      Vërtetim punësimi.

      CV në gjuhën angleze.

      Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së huaj të kërkuar sipas marrëveshjes së mobilitetit. Përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është i diplomuar për gjuhë angleze.

      Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

 

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 17.04.2025.

 

Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun https://en.ujk.edu.pl/  

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me

      Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli, Koordinator i marrëveshjes (mechili@univlora.edu.al).

      Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

 

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

Formular staf akademik _ICEPS