njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për stafin akademik dhe ndihmës akademik në Universitetin Peks në Hungari

Thirrje mobiliteti për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin Peks në Hungari (University of Pecs).

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Peks në Hungari hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171.

Ftohen të aplikojnë stafi akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.

Mobiliteti përfshin:

– Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie ose Trajnim

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: 1 (një). Përparësi u jepet stafit akademik, por nëse nuk ka aplikime universiteti Peks I jep mundësi stafit dhe për mobilitet trajnimi.

– Periudha e mobilitetit: Semestri pranverë 2025

– Dieta ditore: 140 Euro/ditë.

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për aplikantët:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV, i cili lidhet kodet ISCED të marrëveshjes ndërinstitucionale si vijon:
  • 0321 Journalism and reporting
  • 0111 Education Sciences
  • 0511 Biology
  • 0413 Management and Administration
  • 0611 Computer Science/ Computer use
  • 0713 Electrical Engineering
  • 0532 Geography
  • 0541 Mathematics
  • 0913 Nursing and Midwifery
  • 0232 Literature and linguistics
  • Personel ndihmës akademik me karakter administrativ me angazhim me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2 gjuhe angleze/hungareze).

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike për stafin akademik (titulli akademik/ grada shkencore).
  • Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje ID/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

Afati i fundit i aplikimit është 15/10/2024.

Procedura e përzgjedhjes:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
  5. Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës e gjeni në linkun https://international.pte.hu/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

Formular staf administrativ _Peks

Formular staf akademik _Peks+