Thirrje për bursa mësimdhënie/trajnim për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin e Torinos.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Torinos (University of Torino) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie/ trajnim.
Mobiliteti përfshin:
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie, i cili lidhet me fushën sipas kodit ISCED “023 Languages”
– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ për trajnim.
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i kuotave: – 3 mësimdhënie
– 1 administrativ
– Periudha e mobilitetit: Viti akademik 2024-2025.
– Dieta ditore: 160 Euro.
– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të
largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim për stafin akademik:
– Stafi akademik me kohë të plotë në UV, i lidhet me fushën “023 Languages”
– Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.
Kriteret për aplikim për trajnim:
– Staf ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në UV.
– Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
– Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
– Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.
– Kompetenca e gjuhës së huaj.
Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
– Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
– Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
– Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Formular i aplikimit.
– Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
– Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
– Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
– Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
– Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj minimalisht niveli B2. Përjashtohet nga ky detyrim personeli akademik i gjuhës angleze.
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
– Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
a) frosina.londo@univlora.edu.al / frosinalondo@yahoo.it
b) international@univlora.edu.al
– Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 31/05/2024
Procedura e përzgjedhjes:
1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
2. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
4. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
5. Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës e gjeni në linket:
https://en.unito.it/course-search
https://www.languages.unito.it/do/home.pl
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
– Koordinatoren akademike të marrëveshjes ndërinstitucionale Prof. Asoc. Frosina Qyrdeti (frosina.londo@univlora.edu.al /frosinalondo@yahoo.it)
– Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK _ Torino
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK _ Torino FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM_Torino