njoftime

NJOFTIM – PRESIDENTI I GRUPIT BALFIN, Z. SAMIR MANE NË DATËN 30 PRILL 2024 ZHVILLON TAKIM ME STUDENTËT E UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI” VLORË

Të dashur studentë!

Në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dhe kontakteve të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë me Stakeholders (sipërmarrës, kompani, biznese kombëtare dhe ndërkombëtare), Ju njoftojmë se, Presidenti i Grupit BALFIN, z. Samir Mane, ka shprehur dëshirën dhe interesimin e tij personal për të zhvilluar një takim me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Me ftesë të Rektorit, Prof. Roland Zisi, Z. Mane do të vizitojë UV, në datën 30 prill 2024. Takimi i tij me Ju (me studentët) do të zhvillohet, prej orës 11: 00 deri në 12: 00, të datës 30 prill 2024, në sallën Rilindja.

Takimi do të jetë një bashkëbisedim i lirë mes Jush dhe Z. Mane, në një format të thjeshtë, me pyetje dhe përgjigje. Në këtë takim, përveç se, do të keni mundësi të njihni rrugëtimin e Z. Mane si Sipërmarrësi dhe Filantropi më i suksesshëm shqiptar, ai do të promovojë për Ju edhe Programin B4Students, një ide dhe projekt aktiv i Grupit BALFIN dhe Fondacionit Mane, i krijuar posaçërisht për mbështetjen e studentëve të universiteteve shqiptare.

Jeni të mirëpritur,

Ju presim ditën e martë, 30 prill 2024, ora 11: 00, ne Sallën Rilindja.

Bashkëlidhur Synops-i i Programit B4Students:  Grupi BALFIN dhe Fondacioni Mane

B4Students Info