Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.86 datë 12.04.2024 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
Personel ndihmësakademik me karakter administrativ, me angazhim me kohë të plotë, zëvendësim leje lindje, në pozicionin: “Specialist i rregjistrimeve dhe statistikës” në Sektorin e Kurrikulave dhe Shërbimit ndaj Studentëve pranë Drejtorisë së Edukimit për Ciklin e I&II.
Përshkrimi i vendit të punës
Specialisti i rregjistrimeve dhe statistikës ndjek e kontrollon ecurinë e procesit të regjistrimit të studentëve të të gjitha llojeve të kuotave të miratuara. Specialist i statistikës përgatit çdo lloj informacioni që kërkohet nga INSTAT apo institucione të tjera shtetërore dhe i dërgon ato. Përgatit edhe çdo lloj informacioni statistikor që kërkohet brenda institucionit.
Njoftimi i plote